Muzikantët nga Filarmonia e Sofjes, nga Kori i Filarmonisë Kombëtare “Svetosllav Obretenov”, Kori Popullor i Grave “Zërat kozmikë”dhe Orkestra për Muzikë Popullore kanë përgatitur një program me titullin pak të veçantë “Rrënjët e egra”. Koncerti zhvillohet sonte në sallën “Bullgaria” nga ora 19.00. Mes solistëve janë Teodosij Spasov, këngëtarja popullore Gergana Popova nga ansambli “Trakia”, si dhe dy instrumentistë të njohur nga Orkestra për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare – Pejo Peeev i cili i bie mandolës dhe gajdexhiu Petjo Kostadinov. Në një nga interpretimet e premierës do të dëgjojmë Margarita Kallçevën – drejtuese e kontrabasëve në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
“Ideja ishte e drejtorisë së Filarmonisë së Sofjes, të cilët donin të bëjmë një projekt të përbashkët, i cili të përfshijë Orkestrën për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, Filarmoninë e Sofjes dhe Korin e Filarmonisë me dirigjent Sllavill Dimitrov. Pjesët janë nga Dimitër Hristovi, Teodosij Spasovi, Gjeorgji Andreevi e të tjerë. Ka dy krijime premierë. Njëra është jashtëzakonisht interesante, sepse një provë e ngjashme nuk është bërë deri tani. Autor është Dimitër Hristov, i cili e shkroi posaçërisht për Margarita Kallçevën e cila i bie kontrabasit. Quhet “E verdhë-jeshile”, titullin e ka dhënë vet solistja. Doli se ajo i shikon telat e kontrabasit në ngjyra të ndryshme. Dy telat më të larta për të janë në bojën e verdhë dhe jeshile. Me qenë se Dimitër Hristov përdor regjistrin më të lartë të kontrabasit në pjesën e vet, titulli ka ardhur vet. Krijimi tjetër premier quhet “Kënga e shtojzovalles” dhe është nga Kostadin Gençev. Do ta interpretojë Kori i Filarmonisë dhe dy orkestrat. Dua të nënvizojë , se që të gjitha krijimet janë të aranzhuar posaçërisht për këtë koncert. Kori i Filarmonisë do të interpretojë në mënyrë akapele “Këngë të kolendrave” nga Kirill Todorov. Në program merr pjesë dhe Kori i “Zërave kozmikë”. Do të prezantohemi me disa këngë të kënduara akapele. Jam e bindur se publiku do të pëlqejë të gjitha që i kanë përgatitur muzikantët. Folklori është i gërshetuar në mënyrë shumë fine me gjuhën e muzikës klasike dhe me mundësitë e Orkestrës Simfonike. Jam e sigurt se ka dhe programe të tjera të ngjashme. Ky është një projekt i së ardhmes, i cili ka shkelur shumë mirë dhe fortë mbi traditën bullgare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..