Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tramvaji i Babadimrit e gëzon Sofjen përpara Krishtlindjeve

БНР Новини
Foto: BGNES

U nis një tramvaj në stilin retro me rastin e Krishtlindjeve në qendër të Sofjes. Tramvaji do t’i transportojë falas fëmijët gjatë gjithë javës përpara Krishtlindjeve, ku itinerari fillon nga sheshi “Vëzrazhdane”, dhe kalon mes shesheve “Gariballdi” dhe “Sllavejkov” dhe përfundon në stacionin emblematik “Vishneva”, i cili ruan frymën e viteve 30 të shekullit të XX-të. Tramvaji i Babadimrit lëviz me një interval prej 45 minutave, ku orari i saktë mund të shikohet në të gjitha stacionet, por këshilla jonë është të armatoseni me durim.

Vogëlushët kanë mundësinë të shëtisin në njërin prej tramvajeve të rinovuar Siemens që nga viti 1924 me një numër serie 35. Makina 115 vjeçare është e zbukuruar me lodra të shumta dhe krijon një gjendje të mirë shpirtërore. Në tramvaj tingëllon muzikë me rastin e Krishtlindjeve, kurse Babadimri dhe Borëbardha kujdesen për gjendjen e mirë dhe festive të pasagjerëve. Ata i urojnë çdo një pasagjeri i cili ka hipur shumë fat dhe shëndet dhe i ftojnë që të gjithë të besojnë në frymën e Krishtlindjeve. Dëshirat e fëmijëve për peshqeshet e sivjetshme qenë mjaft të larmishme:

Unë dua biçikletë me shpejtësi dhe frena dhe rrotullame... Dua pizhame... Sivjet kam kërkuar një autobus dhe një makinë – xhip me timon.

Derisa e ndihmojmë Babadimrin me shpërndarjen e bonboneve e pyesim nëse preferon një tramvaj përpara sanës së tij, kurse ai përgjigjet.

Ato janë të pakrahasueshme, sana ka një paracaktim, kurse tramvaji – tjetër”. Në kursin e parë të tramvajit kushtuar Krishtlindjeve  udhëtarët mund të dëgjojnë këngë për Krishtlindjet në interpretim të grupit të fëmijëve nga Pallati Kombëtar i Fëmijëve. Ja cilët qenë përshtypjet:

Qe një përjetim i gëzueshëm dhe më tepër më pëlqeu zilja. Si tërësi qe shumë emociononte. Kishte dhe kor, i cili këndonte nga ana e pasme e tramvajit” – tha një nga nënat, kurse një tjetër plotësoi:

Sivjet e kapëm tamam në kohë dhe nuk pritëm fare. Për vit të parë ka një orar të caktuar, sepse më përpara njoftonin se lëviz në periudhën midis orës 12 dhe 16 dhe duhej të pritet. Tramvaji krijon një gjendje festive shpirtërore dhe me vajzën time hipim çdo vit, akoma kur ajo ishte bebe. Krijoni vend për kalimin e tramvajit festiv.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD