Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në festën e Krishtlindjeve me Mitropolitin Antonij

БНР Новини
Foto: BTA

Është Krishtlindja. Në këto çaste jemi së bashku me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe për atë të Mesme Antonij.

Gëzuar Krishtlindjet! Sot është një prej festave të mëdha të krishtera – Lindja e Shpëtimtarit tonë Jisu Krishti. Festa, e cila bashkon të gjitha të krishterët në botë. Kjo është festa e mishërimit të Birit të Zotit, i cili na jep shpresa për një të ardhme më të mirë, i bën shpirtrat tona më të ndritshme.

Këtë ditë të madhe ne i bëjmë pyetje vetes nëse i kemi ruajtur vlerat tona të krishtera. Në botën tonë bashkëkohore vazhdimisht ndeshemi me agresion, me akte terroriste, me lakminë në trafikimin e njerëzve dhe të imigrantëve ilegalë. A është kjo paqja jonë?

Veset dhe pasionet gjithmonë kanë qenë një përvojë e hidhur për të gjithë njerëzit e Planetit dhe sigurisht që kjo i përket edhe tërë popullit bullgar, i cili thellë në zemër i ruan traditat dhe fenë e vet të krishterë. Mirëpo, si njerëz, të gjithë ne i mbajmë me vete edhe të metat tona dhe duhet t’i përballojmë me dhurim, besë dhe shpresë, me dashuri ndaj Zotit. Nuk duhet ta humbasim shpresën, sepse kudo ka pengesa, duhet të mësohemi nga gabimet tona dhe të përpiqemi të jemi më të mirë.

Le ta përqendrojmë vëmendjen tonë te festa e ndritshme. Sa janë tempujt, ku bullgarët mund të shkojnë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore?

Në Evropën Perëndimore dhe në atë Qendrore kemi 35 komuna kishtare, në 15 kryeqytete evropiane. Kështu qe Krishtlindjet i presim me një gëzim të madh. Në këta tempuj bashkatdhetarët tanë përshëndeten njëri tjetrin me lindjen e Shpëtimtarit, marrin pjesë në lutjet e liturgjisë së shenjtë. Në ditën e Krishtlindjeve mbaron periudha e Kreshmëve dhe fillon përgatitja e një feste tjetër të madhe – më 6 janar, kur shënojmë pagëzimin e Shpëtimtarit tonë Jisu Krishti në ujërat e lumit Jordan. Atëherë do ta hedhim kryqin në ujërat, që të jetë me ne Krishti gjatë tërë vitit.

Çfarë është urimi juaj ndaj të gjithë të krishterëve dhe më konkretisht ndaj bullgarëve?

Të gëzohen në zemrat e tyre, të mos e humbasin shpresën, të besojnë, të mbajnë mend historinë dhe traditat e tyre, t’i edukojnë fëmijët e tyre në dashuri ndaj atdheut.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD