Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngrohtësi për shpirtin në sheshin e akullt për patinazh

БНР Новини
Foto: Lluiza Llazarova

Liri, pasion, adrenalin, dashuri qenë ndjenjat të cilat i provova, kur shkela për herë të parë mbi sheshin e akullt, që të rrëshqas pak patina. Pavarësisht se çdo një fillim është i vështirë, e dija se këtë sport do ta mbajë përgjithmonë në zemrën time. Me kalimin e kohës, frika nga rënia iku, kurse sheshi i akullt për rrëshqitje u bë miku im i besuar. Tani ky sport është shumë më i pranishëm, në sajë të shesheve të hapura të akullta për patinazh në qytetet më të mëdha. Vendet më të njohura në Sofje janë kompleksi sportiv “Sllavia”, “Pallati dimëror i sportit”, Liqeni “Ariana” dhe sheshi në kompleksin “Sofja Sportive 2000” e cila i hap gjatë dhjetorit të vitit të kaluar si një pjesë nga “Sofja 2018” – Kryeqyteti Evropian i Sportit”.

Aty u takuam me Ljubomir Allamanov, i cili dëfrente me kolegë të vet në akull. Ja se çfarë tha ai:

Në këtë shesh të bukur prej akulli bëjmë takimin tonë me rastin e Krishtlindjes. Ky është vetëm fillimi i haresë sonë, pas kësaj kemi dhe gjashtë lokacione të tjera. Do të luajmë bilardo dhe bouling, pas kësaj do të shkojmë në restorant, karioke bar dhe dëfrime të tjera. Aktualisht po ndiejmë një ndjenjë të paevitueshme të kapemi diku, që të mos të biem, sepse, siç është e dukshme, një pjesë e madhe prej nesh hipim për herë të parë. Jemi të guximshëm dhe na pëlqen të eksperimentojmë, këtë e tregon fryma jonë novatore.

Velina Filipova , e cila po kështu për herë të parë shkel në akull, tregon:

I rrëshqas patinat sot, sepse asnjëherë nuk kam provuar, por dhe me kolektivin vendosëm të eksperimentojmë me diçka të re, të ndryshme dhe jashtë standardit. Ndjenja është shumë e mirë. Unë ngas ski gjatë periudhës së dimrit dhe tani më është shumë interesante të provojë edhe këtë sport. Kur mësohesh të kontrollosh  lëvizjet dhe gjymtyrët ndjenja është shumë e këndshme. Në qoftë se shtohet shpejtësia është pak ekstreme. Është një kënaqësi dhe unë e rekomandoj për adhuruesit e sporteve dimërore.

Shokët e Krasimirit dhe të Cvetozarin patën vendosur të shkojnë në sheshin e akullt në Kopshtin e Borisit. Ja se çfarë treguan djemtë:

Unë rrëshqas patina prej shtatë vjetëve. Nëna ime më shpuri për herë të parë dhe që aty filloi çdo gjë. Është shumë gjë e mirë. Nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të provohet” – tha Krasimiri, kurse Cvetozari shtoi:

Unë ngas patina qëkurse qesh në klasë të parë, me fjalë të tjera 9 vjeç. Dhe mua më shpuri mamaja për herë të parë në sheshin e akullt. Më pëlqeu dhe që atëherë ngas gjatë çdo një stine. Mendoj të kapem pak pas hokejit. Është gjë dëfryese dhe e bukur. Por, më e mirë është kur je me shokë.

Valeri i cili është hokeist priste hapjen e sheshit të akullt. E pyeta se, që kur nget patina:

Prej afro 4 vjetëve. Stërvitem në hokej. Kjo më tërheq. Ka shumë adrenalinë dhe disiplinë. Në akull që të gjithë jemi të barabartë.

Rebeka Miteva për herë të dytë merr pjesë në këtë përjetim zbavitës:

Pres të mos të bie dhe të mësohem të rrëshqas me patina. Më duket një gjë shumë zbavitëse. Për herë të parë nuk u rrëzova, gjatë pjesës më të madhe të kohës qesh në anë, tani do të provoj të shkoj në mes. Shoku im do të më mësojë sot.

Mariana Stojanova është e dashuruar pas këtij sporti dimëror dhe është në sheshin e akullt për vit të tretë të radhës:

Më pëlqen jashtëzakonisht shumë të rrëshqas me patina dhe për mua kjo është diçka si hobi. Unë çlodhem shumë. Hyjë në sheshin e akullt dhe ndihem  si në shtëpi. Është një përjetim shumë i këndshëm. Bie shumë herë me radhë, por kjo nuk është problem. Që të gjithë në mënyrë të detyrueshme duhet të provojnë këtë ndjenjë, por duhet të mos kenë frikë. Gjatë kësaj jave shkova katër herë. Kur kam kohë, gjithmonë mund të më gjeni në sheshin e akullt.”

Pikërisht si dhe në jetë, kështu dhe në sheshin e akullt, rastis të biem, por duhet shumë shpejt të ngrihemi dhe të vazhdojmë përpara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD