Muzeu Regjional Historik në qytetin Tërgovishte bën përshtypje me arkitekturën rilindëse dhe me figurat e lashta pagane

БНР Новини

Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në trojet përreth qytetit. Muzeu ndodhet në pesë godina të restauruara që datojnë nga shekujt XIX dhe XX. Në atë kohë qyteti mbante emrin Eski Xhumaja dhe në të organizohej panairi më i madh pranveror. Kjo ishte një periudhë në të cilën ndjehej nevoja që njerëzit të bëhen më të arsimuar. Kështu me dhuratat e shoqërisë u krijua dhe një shkollëfillore, e cila më vonë u bë gjimnaz. Ajo njihej si Shkolla e Sllavejkovit. Në vitin 1963 pikërisht kjo shkollë u kthye në muze, në të cilin ruhen monumente, dokumente, zbulime arkeologjike nga rajoni.

СнимкаDeri më sot arkitektura e kësaj godine të bukur nuk është e ndryshuar. Që nga viti 2011 ajo bashkë me kështjellën Misionis, që ngrihet pranë qytetit Tërgovishte, janë objekte të Listës “Njihu Bullgarinë”, ose “100 Objektet Turistike Kombëtare”. Ekspozitat arkeologjike dhe etnografike janë shumë interesante, sepse përbëjnë shumë artefakte. Drejtoresha e Muzeut Rajonal Historik në Tërgovishte Magdalena Zheçeva tregon:

СнимкаNuk disponojmë të dhëna të sakta që kur u themelua qyteti ynë, por dimë se në mesin e shekullit XIX ai ishte në lulëzim. Në të kaluarën këtu organizohej një panair i madh, në të cilin vinin shumë tregtarë dhe zanatçinj. Ata njerëz kishin të ardhura të mira dhe në sajë të kësaj në vitin 1851 arritën të ndërtojnë dy godina – njërën e kishës, tjetrën e shkollës. Më duket, se ndonjë godinë e tillë të shkollës, e cila përbën një kryevepër i arkitekturës së Rilindjes, nuk mund të shihet askënd në Bullgari.

СнимкаHistoria e qytetit Tërgovishte është shumë interesante – thekson zonja Zheçeva dhe vazhdon: “Në ekspozitën arkeologjike të muzeut mund të shihen copëza të nekropolit nga mesjeta që daton nga shekujt XII – XIV, të zbuluara gjatë gërmimeve të udhëhequra nga arkeologu Dimitër Ovçarov. Aty mund të shihet vet kështjella dhe maket i bazilikës. Ka edhe tokëza dhe mbërthecka karakteristike për uniformat e ushtarëve të asaj epoke.” Dhe diçka tjetër nga drejtoresha e muzeut:

СнимкаEkspozita e fundit i kushtohet përvjetorit të 170-të të arsimit laik. Në të prezantohen libra dhe manualë shkollorë. Në të njëjtën kohë vizituesit e muzeut mund të provojnë të shkruajnë në vend të stilolapsit me penë. Krahas kësaj mund të shikojnë si dukej dhoma e klasës në Shkollën e Sllavejkovit në shekullin XIX. Në të përveç se organizojmë veprimtari të ndryshme me vizituesit, organizata dhe shkolla të ndryshme mbajnë takime. Dëshirojmë që më shumë njerëz të njihen me muzeun tonë. Bëjmë provë që t’u ndihmojmë si më të vegjëlve, ashtu edhe të moshuarve. Për fëmijët nga kopshtet bëjmë prezantime të zakoneve të lashta kështu që arrijmë të tërheqim edhe vëmendjen e tyre tek muzeu.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë nga arkivi i muzeun

Më shumë nga rubrika

Qendra muzeore “Arti trak në Rodopet Lindore” mbushi 10 vjet

Gjatë vitit 2000 arkeologu dr. Georgi Kitov dhe ekipi i tij zbuluan kodërvarrin Roshava Çuka afër fshatit Aleksandrovsko të rrethit të Haskovos, një varrezë trake nga shekulli i V para Krishtit, e cila bën përshtypje me arkitekturën e jashtëzakonshme..

botuar më 19-05-19 12.15.MD

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD