Krishtlindja është një nga festat më të ndritshme dhe të nderuara. Çdo vend dhe çdo kulturë e shënon sipas traditave të trashëguara nga shekuj – nga këngët popullore deri te veprat e kompozitorëve më të mëdhenj dhe më të njohur. Edhe sivjet në Sallën “Bëllgarija” organizohen sipas traditës koncerte kushtuar Krishtlindjes.
Më 23 dhjetor Filarmonia e Sofjes bashkë me Korin Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe Korin e Fëmijëve “Bodra Pesen” nga Shumeni do t’u sjellin gëzim admiruesve të muzikës. Koncerti i tyre i Krishtlindjeve është me titull “Engjëjt këndojnë dhe zemrat triumfojnë se lindi Krishti!”
Vitin e katërt me radhë Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar do të dhurojnë spektatorët me shfaqjen “Me dashuri për Krishtlindjet!”. Ky koncert, i cili u bë traditë sivjet do të thyejë suazat e një koncerti tipik simfonik. Në program do të tingëllojnë edhe këngë të dashura të Krishtlindjes, vepra të kompozitorëve bullgarë, fragmente të operetave. Koncerti është më 25 dhjetor dhe do të transmetohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar.
Producente dhe soliste e koncertit “Me dashuri për Krishtlindjet!” është sopranoja Edelina Këneva. Për shfaqjen e sivjetshme ajo tregon:
“Koncerti në fjalë sivjet realizohet nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, Kori i Fëmijëve pranë Radios me dirigjente Venecija Karamanova, dhe solistët Orlin Goranov dhe Orlin Pavllov. Dirigjent do të jetë Najden Todorov. Megjithë zhvillimet përreth nesh shpresoj, se do t’u dhurojmë njerëzve çaste të paharrueshme. Koncerti do të kalojë nën moton “Dashuri në Krishtlindje”. Kjo më lejoj të përfshij edhe këngë i kushtuara dashurisë. Fanfarë solemnë do të shënojnë fillimin e festës. Shpresoj, se spektatorët do të vështrojnë një përrallë dashurie nën drejtimin e Najden Todorovit.”
Edhe në qytetin Varnë parashikohen koncerte me rastin e Krishtlindjes. Ata do të jenë më 23 dhe 24 dhjetor në skenën e Operës Shtetërore nën drejtimin e dirigjentit Martin Pantaleev. Solistë do të jenë Galina Velikova – soprano, Vjara Zhelezova – mexosoprano, Hristo Ganevski – tenor. Në program do të tingëllojnë vepra të familjes Shtraus. Më 28 dhjetor publiku i Varnës do të ketë fatin të dëgjojë violinistin virtuoz Mario Hosen. Koncerti “Fryma e Paganinit” do të pushojë publikun jo vetëm me muzikën, por edhe me mjetet e 3D mapping-ut të prezantuar nga Polina Gerasimova. Orkestra e Operës Shtetërore e Varnës do të jetë nën drejtimin e organistit të njohur nga Katedralja “Shën Stefani” në Vjenë, profesori Johanes Ebenbauer.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar, kulturë të thellë zanore dhe lehtësi të jashtëzakonshme në komunikim, ishte në Sofje më 13 mars për..
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Iva Hölzl-Nikolova është një interpretuese me një individualitet të veçantë dhe një repertor të pasur. Ajo përkufizohet nga kritikët si "një muzikante..
Një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi..
Dara Ekimova prezanton "C'est La Vie" - një tjetër këngë nga albumi i saj debutues "Kjo dhomë". Këngëtarja e ka kompozuar këngën së bashku me..