OKB-ja i akuzoi vendet ballkanike për kthim të paligjshëm të migrantëve
Agjencia për refugjatët pranë OKB-së alarmoi se, shtetet ballkanike në mënyrë të paligjshme vazhdojnë të deportojnë migrantë, të cilët duan të arrijnë deri në Evropën Perëndimore nëpër të ashtuquajturin “itinerar ballkanik”. Zëdhënësja e degës serbe të agjencisë Mirjana Milenkovska komenton përpara AFP se, vetëm gjatë muajit nëntor janë kthyer mbrapsht nëpër këtë itinerar mbi 1000 veta nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriu paralajmëruan se, numri i migrantëve të regjistruar në mënyrë të ligjshme, të cilët kanën qenë të “deportuar në mënyrë të paligjshme” nga Serbia për në Bullgari dhe Maqedoni, po shtohet.
Pesimizmi i grekëve po rritet
Sipas një anketimi kombëtar në Greqi, të cituar nga gazeta “Kathimerini”, pesimizmi i popullit grek rritet dhe 63% nga qytetarët besojnë se, gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhje përpara afatit. Shkaku bazë për këtë pritje është përçarja midis qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtarë. Të lutur të thonë fjalën, e cila më saktë pasqyron ndjenjat e tyre, 63,1% nga të anketuarit kanë treguar “shqetësimin”, kurse 47,9% “frikën”. Dy përcaktimet e tjera më të njohura janë “zemëratë” dhe “turp”. 7 në çdo 10 pjesëmarrës në studimin e bërë pohon se, në qoftë se ka mundësi do të emigrojë menjëherë.
Në Bashkimin Evropian mund të kthehen deri më 2500 terroristë nga Siria dhe Iraku
Ministri boshnjak i sigurimit Dragan Mektiç deklaroi se, në Bashkimin Evropian mund të kthehen deri më 2500 veta, të cilët kanë luftuar në Siri dhe në Irak në anën e terroristëve. Kjo mënyrë të foluri qe e shkaktuar nga pohimi i presidentes kroate zonja Kolinda Grabar-Kitaroviç, se në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të kthehen rreth 1000 luftëtarë islamist. Sipas Mektiç, ky pohim është “tepër jo serioz, i pamatur dhe pa bazë”. Në Bosnjë tanimë janë kthyer 46 veta nga fushat luftarake në Siri dhe Irak, kurse 115 boshnjakët e tjerë në këto dy vende mbase nuk do të kthehen në atdhe.
Serbia do të shkurtojë 5000 nëpunës shtetëror gjatë vitit 2017
Ministrja e administratës shtetërore dhe lokale Ana Brnabiç shpalli se, gjatë vitit 2017 qeveria serbe planifikon të shkurtojë rreth 5000 nëpunës shtetëror. Një numër më të madh të shkurtuar do të ketë në Ministritë e arsimit dhe të shëndetësisë. Aktualisht në administratën serbe janë të zënë pak mbi 425 mijë veta, që është me 23 mijë më pak, sesa gjatë dhjetorit të vitit 2014.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..