Ndër befasitë më të mëdha në kufirin midis xhazit dhe folklorit gjatë vitit 2016 ishte albumi i bateristit Borisllav Petrov – autor dhe drejtues i vargut të transmetimeve “Xhazstori”. Doli që ai prej vitesh interesohet dhe studion folklorin bullgar. Rezultati ishte një koleksion i pjesëve prej autori me emrin “Xhazanica”. Ekzekutues janë Mitko Ljolev dhe Vlladimir Kërparov – saksofona, kitaristi Ljudmill Krumov, pianisti Ljubo Canev dhe basisti Boris Taslev.
Gjatë vitit 2016 violinisti Najxhëll Kenedi gjithashtu hasi veglën popullore muzikore bullgare “gëdullka”. Ai realizoi një dialog interesant muzikor. Vegla tradicionale popullore ishte në duart e muzikantit të njohur, kompozitor, dirigjent i Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” – Georgi Andreev. Në qytetet Sofja dhe Pllovdiv të dy mjeshtrit muzikorë ishin bashkë me Orkestrën “Sofija Simfoniks”, ndërsa në Londër – me Orkestrën e Filarmonisë së Londrës. Ideja e këtij projekti ishte i violinistit bullgar Ivo Stankov i cili i dhuroi Najxhëll Kenedit disqe me muzikën e Georgi Andreevit. Violinisti virtuoz jo vetëm që pëlqei pjesat, por edhe zgjodhi disa vepra të cilat të ekzekutojnë bashkë. Për fat të keq nuk disponojmë incizime të përshtatshme nga koncertet e lartpërmendura.
Bateristja Bojana Trajanova zgjodhi të jetojë dhe të punojë në Nju Orlijns. Ajo lindi në Bullgari, por rriti në SHBA-në. Kohët e fundit ajo zbuloi edhe muzikën popullore bullgare. E magjepsur nga ritmet ajo krijoi një trio folklorike me fizarmonicistin Matju Shrajbër dhe kitaristin bullgar Georgi Petrov. Të tre ata incizuan një kompaktdisk, i cili shitet përtej oqeanit. Bojana Trajanova është pjesë e formacionit One Love Brass Band, i cili para disa muajsh paraqiti albumin e parë.
“Ata, të cilët e njohin muzikën time, dinë, se përpiqem të afrojë dy botet e xhazit dhe atë të folklorit bullgar” – rrëfen muzikanti bullgar Vlladimir Kërparov. Në fund të vitit 2016 saksofonisti i njohur paraqiti albumin e tij më të ri “Antihipokrisill”. Ai u incizua me kuartetin e tij, në të cilin hyjnë Stojan Jankullov – Stunxhi – bateri, Petër Rallçev – fizarmonikë, këngëtari Neno Iliev dhe fyelltari Nedjallko Nedjallkov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..