Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sporti ndihmon për përfshirjen sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara

СнимкаShumë shpesh fëmijët me aftësi të kufizuara në Bullgari janë të mbyllur në shtëpi dhe nuk janë të angazhuar me asgjë. Mirëpo, nëpërmjet sportit ata mund të arrijnë një farë pavarësie dhe t’u besojnë mundësive të veta kështu që t’u mos shpresojnë vetëm prindërve. Nëpërmjet praktikës me ne ata bëhen më iniciator dhe më aktiv. Nga pikëpamja terapeutike sporti është ai, i cili mjekon. Prandaj aktiviteti fizik gjithnjë është në dobi të fëmijëve”, tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë Daniella Sadikova, doktorante e kineziterapisë në Akademinë Kombëtare Sportive, trajnere e notimit të adaptuar për fëmijë me aftësi të kufizuara. Pikërisht kjo është ideja, të cilën e mbrojnë bashkë me mësuesen e edukimit fizik dhe doktorante në Akademinë Kombëtare Sportive me specialitetin “Ski të adaptuar” Bojana Koceva. Me projektin e tyre dy vajzat u bënë fituese në konkursin për sipërmarrës social organizuar nga Fondacioni “Reach for Change” dhe Televizioni i Ri. “Ky konkurs është për njerëz të rinj, të cilët bëjnë provë të zgjidhin probleme të ndryshme lidhura me fëmijët në shoqëri”, tregon Bojana Koceva.

Në kuadrin e projektit të hartuar prej nesh bëjmë stërvitje të notimit të adaptuar dhe të gjimnastikës shëruese. Dëshirojmë të zgjerojmë veprimtarinë me përfshirjen e skive në grafikun tonë dhe me sigurimin e trajnimeve të sportit gjatë tërë vitit për fëmijët me aftësi të kufizuara, me deformime kurrizore dhe mbipeshë. Ideja jonë përfshin të organizojmë edhe katër kampe sportive gjatë vitit – pra gjatë çdo stine”, shton Daniella Sadikova.

Të dy vajzat janë kategorike, se fitorja në konkurs nuk ishte lehtë. Lidhur me këtë shpjegojnë:

Konkurrenca ishte e madhe – rrëfen Bojana Koceva. – Startuan 213 projekte. Në gjysmëfinalen mbetën vetëm 5 prej tyre. Në kuadrin e gjysmëfinaleve ishte shumë e vështirë që të provokojmë aq shumë njerëz të zbulojnë dhe të përqafojnë kauzën tonë. Megjithëkëtë arritëm finalin, duke mbrojtur idenë tonë para jurisë, se meriton vëmendjen.

СнимкаPasi të gjitha projektet e paraqitura në konkurs ishin të orientuar te puna me fëmijët, kishte dy juri – një nga fëmijë dhe një nga të moshuar, udhëheqës të fondacionit nga mbarë Evropa. Për fitoren e këtyre dy vajzave një rol të madh luajti përkrahja kategorike e jurisë së fëmijëve. Për këtë si fituan simpatitë e fëmijëve Bojana Koceva tregon:

I vëmë në një situatë, në të cilën ata të ndjejnë veten në vendin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Për shembull, në vendin e fëmijëve me probleme në të parit. Kishim disa lojëra, në të cilat ata kishin mundësi të përjetojnë emocionin t’i besohen ndonjërit tjetër. Deshëm, që ata të zbulojnë çfarë ndjejnë fëmijët me probleme në të parit. Juria e fëmijëve ishte e bindur, se sporti është mënyra, në të cilën fëmijët me aftësi të kufizuara do të përshtaten më lehtë në shoqëri dhe mund të bëhen pjesë prej saj.

Bojana Koceva shpjegon, se është një kënaqësi e madhe kur shikon se puna sjell rezultate, se nxënësit përvetësojnë aftësi të reja. “Vet fëmijët me të meta nuk kanë sedër, se mund të arrijnë diçka. Mirëpo, kur tek ne mësojnë ndonjë gjë nëpërmjet sportit dhe arrijnë ndonjë qëllim, atëherë bëhen të lumtur. Pikërisht ky gëzim na sjell kënaqësi”, saktëson trajnerja e skive.

СнимкаSporti është një nga mundësitë, që fëmijët me aftësi të kufizuara të zhvillojnë edhe jetë sociale. Mirëpo, gjatë punës me këta fëmijë, nga kontaktet me prindërit dy vajzat mësojnë, se problemi me përfshirjen e këtyre fëmijëve në shoqëri nuk përqendrohet vetëm me pranimin e tyre.

Zbuluam, se ka fëmijë dhe prindër, të cilët edhe të kenë mundësi të bëjnë diçka, është shumë e vështirë të binden, se duhet të provojnë, të fillojnë të përballojnë izolimin. Edhe prindërit duhet të ndërrojnë qëndrimin e tyre. Shumë prej tyre edhe nuk janë të sigurt, se fëmijët e tyre mund të bëjnë gjëra të ndryshme. Dhe kjo, megjithëqë vet ata janë njerëzit të cilët duhet të inkurajojnë fëmijët e vet të bëhen aktiv”, rrëfen Daniella Sadikova.

Sipas Borjana Kocevës, që të bëhet jeta e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të prindërve të tyre më e mirë dhe më e larmishëm, është e domosdoshme, që shteti:

Të kujdeset për infrastrukturën. Kjo nuk është një çështje e shumë mjeteve se sa e realizimit adekuat të ideve. Krahas kësaj ai duhet të popullarizojë, se ata fëmijë janë anëtarë të barabartë të shoqërisë sonë dhe t’u sigurojë atyre përkrahje sociale.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Olimpiadën e Parisit

Peshëngritësit bullgarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi Ministria e Rinisë dhe Sporteve gjeti një mënyrë për t'i financuar ato, bëhet e qartë nga një njoftimi i dikasterit. Prania e fituesve të kuotave olimpike Karllos Nasar,..

botuar më 24-05-15 2.07.MD

Iraniania Kimia Alizadeh i solli Bullgarisë një titull evropian në taekuondo

Ylli olimpik i taekuondosë me origjinë nga Irani, Kimia Alizadeh, i solli Bullgarisë një titull evropian në garën e saj të parë nën flamurin bullgar. Iraniani i natyralizuar së fundmi fitoi medaljen e artë në kategorinë 62 kg në Kampionatin e..

botuar më 24-05-13 4.38.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov pati një fillim të shkëlqyer në turneun Masters në Romë

Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me 7:5, 6:4 për 1 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtar i Dimitrov në raundin e tretë do të jetë..

botuar më 24-05-10 4.47.MD