Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me ndjenje festive dhe me muzikë të bukur kujtojmë albumet folklorike të vitit 2016

Foto: BGNES

Edhe gjatë vitit 2016 u realizuan shumë incizime të muzikës popullore nga këngëtarë dhe instrumentistë të brezave të ndryshme. Fillojmë me albumin “Mbresa” realizuar nga fyelltari Teodosij Spasov me Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.

Gjatë janarit Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave paraqiti “Dialektet muzikore folklorike nga Elina Stoin në tinguj” – një disk me më se 200 incizime unike në terren të realizuara nga folkloristja e madhe bullgare në periudhën e viteve 50-të – 70-të të shekullit të kaluar. Disku shoqëron një libër plotë informacion të çmueshëm. Botimi është vepër e ekipit me udhëheqës, profesoreshën Gorica Najdenova. Ai provokoi një interes të madh ndër specialistët dhe ndër admiruesit e folklorit autentik.

Në këtë pasqyrë të shkurtër të albumeve të reja të realizuara gjatë vitit 2016 do të kujtojmë edhe një nga këngët e incizuara nga Irena Stankova për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Ajo është nga qyteti Burgas dhe është mbajtëse e një sërë çmimesh prestigjioze të konkurseve folklorike tek ne. Krahas kësaj ka dhënë koncerte në një sërë vendesh të Evropës. Repertori i saj përfshin kryevepra nga Krahina Folklorike e malit Stranxha, të cilët këngëtarja vet kërkon.

“Krenaria e Bullgarisë” është albumi më i ri, në të cilin u mblodhën veprat e dirigjentit dhe kompozitor të muzikës për vegla me frymëmarrje Diko Iliev. Afro tri dekada e jetës së tij ishin lidhur me orkestrën e Regjimentit të 36-të të Këmbësorëve të Kozlodujit dhe me qytetin Orjahovo. Është autor i afro 20 marsheve, të cilët ekzekutohen edhe më sot. Dhuntia e tij të krijojë vepra mbi bazën e folklorit bullgar nuk e ka shokun. Veprat e tij që prej kohe janë të lidhura ngushtë me çdo festë. Kur nuk kishte repeticione me orkestrat, që udhëhiqte, Diko Ilievi udhëtonte në disa të qyteteve të Bullgarisë Veriore – Orjahovo, Vraça, Montana. Aty ai u jepte mësime fëmijëve dhe të rinjve. Ai i mësonte për të luajtur instrumente të ndryshme të frymëmarrjes, krijonte orkestra, kompozonte muzikë. Gjatë 15 viteve të fundit u zbuluan dhe u rimëkëmbën partiturat e shumë prej veprave të panjohura të këtij mjeshtri origjinal. Meritë për këtë kanë Hrizantema Rasheva – sekretare e Vatrës së Kulturës në qytetin Orjahovo dhe Kuzman Kuzmanov – dirigjent i Orkestrës së Frymëmarrjes “Diko Iliev”. Ekipe të Radios Kombëtare Bullgare vitet e fundit incizuan tri albume.

Gjatë vitit 2016 Teodosij Spasov paraqiti edhe një album tjetër, incizuar me kuintetin me emrin e tij. Ai e realizoi këtë gjatë turneut në Bullgarinë Jugore. Emri i tij është “O,Majno horo” dhe përbën pjesa nga programi i koncerteve të grupit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD