Teatri Kombëtar “Ivan Vazov” në Sofje sot shënon jubileun 110 vjeçar nga inaugurimi zyrtar i godinës së tij. Më 3 janar të vitit 1907 në kryeqytet hapi dyert godina jashtëzakonisht e bukur të barokut të skenës së parë teatrore. Ajo u krijua sipas projektit të arkitektëve të njohur Ferdinand Gelner dhe Herman Hellmer. Në vitin 1923 gjatë një shfaqjeje u shpërthye një zjarr. Godina u rindërtua në periudhën e viteve 1924 – 1928 sipas projektit të arkitektit gjerman Martin Djullfer. Përveç konstruksioni i ri prej betonarmeje nga Gjermania u furnizua edhe mekanizimi skenik prodhim të firmave “Krup” dhe “MAN”. Mekanizma të tilla kanë vetëm teatrot më të mira në Evropë. Kjo teknikë punon që nga viti 1929 e deri më sot. Ajo shfrytëzohet në të gjitha shfaqjet e Skenës së Madhe të Teatrit.
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..