Këtë javë ministri i mbrojtjes Nikollaj Nençev i qeverisë në dorëheqje u paraqit para Prokurorisë. Shkaku ishte akuza e ngritur kundër tij për këtë se ka refuzuar rinovimin e avionëve gjuajtës MiG 29 të Forcave Ajrore Bullgare nga ana e një kompanie ruse. Në lidhje me këtë ministri u uroi prokurorëve “të zbatojnë më pak urdhra, të cilit i kundërshtojnë drejtësisë dhe moralit”.
Përsëri gjatë kësaj jave ish ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për president, shpalli se do ta hedhë Prokurorinë në gjyq për shpifje. Këtë deklaratë ai e bëri pasi kundër tij ishte ngriut një akuzë në vigjiljen e Krishtlindjeve vitin e kaluar, se ka vepruar në konflikt të interesit në shitjen e pjesëve shtetërore të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike EVN. Trajkovi pohon se përgjegjësia për shitjen nuk ka qenë e tij, kurse e Agjencisë së Privatizimit, Bursës Bullgare dhe Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas tij marrëveshja është lidhur siç duhet. Ditët e fundit Prokuroria shpalli se për të njëjtën çështje do të ngrihet akuzë edhe ndaj ish ministrit financiar Simeon Djankov. Kur ai mësoi nga mediat se në se Prokuroria nuk e gjejë atë për ngritjen e akuzës, do ta shpallë atë për kërkim kombëtar, ish ministri Djankov shpalli publikisht se ka hyrë në kontakt me Prokurorinë dhe do të bashkëpunojë për sqarimin e çështjes.
Ministri i parë i energjetikës në qeverinë e socialistit Stanishev – Rumen Ovçarov gjithashtu kujtoi gjatë kësaj jave se është akuzuar, duke bërë thirrje që Prokuroria të shqyrtojë pse aktualisht në bursën shtetërore çmimet e korrentit të prodhuar nga Centrali Bërthamor “Belene” dhe Centrali Termik “Maritsa Iztok 2” janë dy dhe tri herë më të ulëta sesa janë ato të tregut. Në serinë e akuzave Ovçarovi u përfshi në nëntor, vitin e kaluar për keqmenaxhimin e projektit për centralin bërthamor “Belene”. Humbjet financiare për shtetin tonë nga ky projekt janë 190 miliona euro. Për të njëjtin projekt u akuzua edhe ish ministri i energjetikës i qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov – Deljan Dobrev. Ai mori detyrën e ministrit pasi Trajço Trajkovi dha dorëheqje. Më herët vitin e kaluar Prokuroria, përsëri në lidhje me “Belene”, ngriti akuza kundër dy ish drejtorëve të Kompanisë Elektrike Kombëtare, kështu edhe kundër një ish ministri tjetër të energjetikës – Petër Dimitrov. Ai zëvendësoi Rumen Ovçarovin në qeverinë socialiste të Sergej Stanishevit.
Të pandehur ka edhe në sferën e shëndetësisë – ministri Petër Moskov nga qeveria aktuale në dorëheqje dhe zëvendësmininistri Adam Persenski. Përgjegjësia e tyre kërkohet për keqpërdorim të detyrës dhe për keqmenaxhim, lidhur me një trambë të vaksinave midis Bullgarisë dhe Turqisë gjatë majit të vitit të kaluar.
Të gjitha çështjet e përmendura kanë të bëjnë me shuma të mëdha parash. Të gjithë të pandehurit heqin poshtë akuzat dhe mendojnë se Prokuroria ka motive politike për veprimet e saj. Partia e ministrit të Mbrojtjes (Bashkimi Popullor Bullgar i Bujqve) akuzon Prokurorin e Përgjithshëm Sotir Cacarov në propagandë, represione dhe stalinizëm. Demokratët për Bullgarinë e Fortë cilësojnë akuzat kundër Trajço Trajkovit dhe Simeon Djankovit si ndërhyrja e radhës e Prokurorisë në fushatën parazgjedhore. Sipas Partisë Socialiste Bullgare veprimet e Prokurorisë jo vetëm se kanë arsye politike, por janë përpjekje për frikësimin e opozitës.
Ndërkohë reagimi i Gjykatës për çështjet në fjalë mungon. Shumë analizatorë mendojnë se reagim i tillë nuk do të ketë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh rastet analogjike të së kaluarës së afërt. Të tjerë mendojnë se bile në se Gjykata shpall vendime, ato nuk do të pohojnë akuzat. Argumentet për këtë sugjerim nuk duhet të kërkohen në të kaluarën. Pak para Krishtlindjeve ish zëvendës kryetari i Lëvizjes për të Drejtët dhe Liritë Hristo Biserov u shfajësua me vendimin e instancës më të lartë gjyqësore në lidhje me akuzat për krime tatimore. Dhe piritet se ai do të kthehet në jetën tonë politike pas një mungese 3 vjeçare.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..