Po rinovohen bisedimet për bashkimin e Qipros
Sot në selinë e OKB-së në Gjenevë bisedimet për bashkimin e Qipros rinovohen me takim midis presidentit të republikës turke Veri qipriot Mustafa Akënxhë dhe presidentit të Republikës Qipro Nikos Anastasiadis. Pritet që gjatë ditës së martë ndaj bisedimeve të bashkohet dhe sekretari i ri i përgjithshëm i OKB – së Antonio Guterish, i cili i përcaktoi bisedimet si një “mundësi historike” për arritjen e një shpimi për çështjen qiprote. Pas përfundimit të tyre, më 12 janar është parashikuar të zhvillohet dhe një konferencë me pjesëmarrjen e forcave garantë në debat – Britania e Madhe, Greqia dhe Turqia.
Zbuluan identitetin e terroristit nga “Rejna” në Stamboll
Drejtoritë turke për luftë me terrorizmin dhe të zbulimit zbuluan identitetin e ekzekutorit, vrasës të 39 vetave në Stamboll. Vrasësi në masë nga nata e vitit të Ri në klubin “Rejna” në Stamboll është anëtar i qelizës “Uzbek” e cila është një formim i DAESH, dhe quhet Abdullkadir Masharipov. Ai ka lindur në Turkestanin Lindor /ose Ujguristan, një rajon historik në Kinën Perëndimore, në Sindzjan –regjioni autonim ujgurian/ .Trupat turke për siguri ndërmorën operacione në masë në të gjithë vendin për kapjen e atentatorit, u arrit deri në bllokimin e të gjitha rrugëve ndaj Bullgarisë dhe të pikave kufitare. Por, akoma nuk po njoftohet për ndonjë suksesi real nga hetimi.
Gruevski nuk do të bëjë qeveri me çdo kusht
Lideri i partisë më të madhe në Maqedoni VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski deklaroi se do të mundohet të krijojë një qeveri të re, por jo me çdo kusht. Sa i përket deklaratës të partive shqiptare në vend, në të cilën ata kërkuan një ndryshim të kushtetutës, aplikimin e gjuhës shqiptare si një gjuhë të dytë zyrtare dhe ndërrimin e simboleve shtetërore, Gruevski deklaroi në mënyrë kategorike se, përfshirja e një gjuhe të dytë zyrtare në të gjithë territorin e vendit dhe kantonizimi i saj është e pamundur të rastisin. Partia e Gruevskit do të ketë 20 ditë për krijimin e një qeverie, nga e cila rrjedh se duhet të propozoi përbërjen e një qeverie të re ose të kthejë mandatin për krijimin e një të tillë më vonë deri më 29 janar. Gjatë një dështimi mandat mbajtësi i dytë do të jetë bashkimi Socialdemokrat.
Presidenti i Republikës serbe është për ndarjen e Bosnjës dhe të Hercegovinës
Bosnja dhe Hercegovina nuk do të shpëtojë dhe zgjidhja e vetme e problemit është në ndarjen paqësore, deklaroi Millorad Dodik – president i Republikës Serbe, që është një nga pjesët përbërëse të Bosnjë dhe Hercegovinës. Deklaratën, Dodik e ka bërë përpara televizionit shtetëror serb në prag të festës të shtetformimit të Republikës Serbe – 9 janar.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: EPA / BGNES
“Bekuar qoftë mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell e lavdi në lartësitë e qiejve!” (Luka 19:38) Me këto britma gëzimi, të cilat Kisha i kujton Të Dielën e Dafinave, Jezu Krishti u mirëprit në Jerusalem me shpresën e..
Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..
Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e..
“Bekuar qoftë mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell e lavdi në lartësitë e qiejve!” (Luka 19:38) Me këto britma gëzimi, të..