Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ristrukturimi parazgjedhor i hapësirës politike merr konture përherë e më të qarta

БНР Новини
Foto: BTA

Siç ishte paralajmëruar akoma vitin e kaluar më 7 janar të vitit 2017 u zhvillua mbledhja themeluese e formacionit të ri politik “Po, Bullgaria!”, të lancuar na ish ministri i drejtësisë Hristo Ivanov (i qeverisë së kryeministrit Borisov). Qëllimet kryesore politike të projektit të ri janë garantimi i epërsisë së ligjit dhe drejtësisë efektive, përshpejtimi i ritmeve të zhvillimit të shtetit, përballimi i varfërisë së rëndë, rritja e standardit të jetesës.  Këto qëllime morën përkrahje të gjerë shoqërore – për më pak se një muaj projekti tërhoqi 4500 veta anëtarë dhe 90 mijë leva (45 mijë euro) dhuratë. Në të njëjtën kohë themelimi i partisë  “Po, Bullgaria” me siguri do të provokojë një ristrukturim të hapësirës së djathtë politike të shtetit. Kjo është një hapësirë që deri tani ishte zënë kryesisht nga koalicioni “Blloku i Reformatorëve”.

Dy ditë para themelimit të partisë së re, lideri i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë Radan Kënev shpalli publikisht se formacioni i tij është gati për veprime të përbashkëta me “Po, bullgarinë!” në bazë të qëllimeve të përbashkëta për reformë në drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit. Në të njëjtën ditë, kur lideri i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë bëri këtë deklaratë, Bashkimi i Forcave Demokratike përjashtoi nga radhët e veta liderin e organizatës së tij të kryeqytetit Ljuben Petrov për këtë se nuk është dakord me përforcimin e lidhjeve me Lëvizjen “Bullgaria e Qytetarëve” dhe kërkon afrim me Demokratët për Bullgarinë e Fortë. Ka sinjale se Bashkimi Kombëtar Popullor i Bujqve gjithashtu është gati për veprime të përbashkëta me “Po, Bullgarinë!” (bashkimi gjithashtu është pjesë e Bllokut të Reformatorëve).

Qëndrime dhe synime të tilla ka edhe në formacione jashtë Bllokut të Reformatorëve. Partia “Të gjelbrit” nuk fsheh se është gati për një koalicion me projektin e ri të Hristo Ivanovit. Ide të tilla ka edhe Partia DEOS (Lëvizja për Bashkim Evropian dhe Solidaritet).

Për vetë “Po, Bullgarinë!” interesi i treguar për të është diçka e mirë, jo vetëm për shkak të dëshirës për punë të përbashkët në lidhje me zbatimin e qëllimeve të saj. Deri në zgjedhjet parlamentare mbeten më pak se dy muaj dhe për një kohë aq të shkurtër formacioni i ri nuk do të arrijë të krijojë mjaftë struktura të veta. Në këtë kuptim bashkimi me struktura, të cilat tashmë ekzistojnë, do të kompensojë këtë prapambetje.

Mirëpo me shfaqjen e partisë “Po Bullgaria” mundësitë për ristrukturimin e hapësirës politike nuk mbarojnë. Ka komente të lidhura me një bashkëpunim eventual të saj me partinë e afaristit Veselin Mareshki. Në se ky bashkim nuk realizohet sociologët parashikojnë, se partia e Mareshkit do të marrë 5.2% të votave në zgjedhjet e parakohshme. Analizat paraprake të sociologëve tregojnë se një formacion politik i showman-it Sllavi Trifonov mund të marrë 12% të votave.

Studimet e fundit sociologjike nga viti 2016 tregojnë se diferenca elektrorale midis forcave më të mëdha politike – partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare ka rënë nën 2%. Për të parën do të votojnë 20.3% të votuesve, për të dytën 18.4%. Patriotët e Bashkuar do të marrin 10.1%, kurse Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - 6,3%. Ristrukturimi i hapësirës politike që po zhvillohet mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme këto përqindje.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD