Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërrimi i pushtetit nuk e ndalon interesin e investitorëve nga Kina ndaj Bullgarisë

Китай - знаме

Ditë të numëruara përpara se qeveria në dorëheqje të ikë, 3 kompani të mëdha kineze deklaruan në Sofje në takimin me kryeministrin Bojko Borisov  synimet e veta serioze investuese në Bullgari. Onlajn tregtari Botëror Alibaba Group ka ndërmend të krijojë një qendër logjistike, GS-Solar Company-uzinë për prodhim të paneleve solar, kurse GoldPoly Group të blejë duhanin bullgar. Tregjet e vogla, të cilat investitorët kinez i shikojnë në Bullgari, janë me një interes të lartë dhe për vet vendin. Qendra eventuale logjistike të Alibaba Group, për shembull, do të propozojë në tregjet ndërkombëtare mallra bullgare dhe ushqime, kurse blerja e prodhimit e prodhuesve kombëtar të duhanit është një temë e dhimbshme për Bullgarinë prej shumë vjetëve e këtej.

Një interes të përbashkët ka dhe në sferën e investimeve strategjike. Përpara më pak se 1 muaji Banka Industriale Tregtare e Kinës shprehu gatishmëri të financojë projektin për Centralin Elektrik Atomik “Belene” gjatë kushteve të tregut, të vëna nga pala bullgare, e pikërisht-pa një angazhim financiar nga ana e shtetit, pa garanci shtetërore dhe pa marrëveshje afatgjata për blerjen e korrentit. Qëllime investuese pala kineze ka jo vetëm ndaj Centralit Elektrik Atomik “Belene”, por dhe ndaj ndërtimit të kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin Elektrik Atomik “Kozlloduj”.

Një interes të tillë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar qe paraqitur nga ana e kompanisë Shtetërore energjetike investuese/China State Power Investment Corporation/.

Është e dukshme se, ndërrimi i pushtetit në Bullgari nuk i ndalon synimet investuese nga ana e Kinës dhe kjo është e shpjegueshme. Përpjekjet për një bashkëpunim reciprok dhe një këmbim tregtar datojnë prej viteve dhe bazohen mbi një interes të përbashkët. Kina e shikon Bullgarinë si një urë të rëndësishme drejt tregut të madh evropian, kurse Bullgaria akoma gjatë vitit 2014 zhvillon politikë për forcimin e lidhjeve të veta tregtare-ekonomike në Lindje. Kohët e fundit një kufi i rëndësishëm për realizimin e interesave të përbashkëta është iniciativa 16+1 për bashkëpunim të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Disa pohojnë se, Bullgaria i është bashkangjitur kësaj iniciative me shumë dëshirë dhe deri tani nuk ka marrë refuzim nga asnjë prej tyre. Por tani çështja nuk është që interesat e përbashkëta të zbulohen, por të realizohen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD