Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktorija Vasilenko: “Përfundoi një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për mua”

Foto: arkiv personal

Mësova të jem vet, mësova të punoj “në izolim” dhe të ndiej veten mirë në këtë proces – kështu Viktorija Vasilenko cakton më të vlefshmen, të cilën i solli viti 2016. Vjet pianistja e re vazhdoi arsimin, fitoi çmime prestigjioze, bëri incizime për Radion Kombëtare Bullgare, dha koncerte tek ne dhe në botë. Pianistja e re gjithnjë i gëzon përkrahjes së prindërve Asja dhe Aleksandër Vasilenko, pianistë dhe pedagogë të respektuar. Pianon e zotëronte te pedagogë të njohur në Bullgari dhe Spanjë. Kohët e fundit ajo pasuroi dallimet me çmimin e parë të Konkursit me emrin e kompozitorit, violinist, pedagog, pianist dhe dirigjent të njohur rumun Xhorxhe Enesku. Prezantimi i shkëlqyeshëm i hapi mundësi të reja për shfaqje krijuese.

Për konkursin në Rumani pianistja e re rrëfen: “Konkursi “Xhorxhe Enesko” zhvillohet në sallën e mrekullueshme “Ateneuma”. Aty mbahet edhe festivali vjetor “Enesku”. Konkursi me të njëjtin emër është një herë në dy vjet dhe koincidon me festivalin. Që prej vitesh ky është një nga konkurset më prestigjioze muzikore. Edicioni i fundit ishte për piano, violonçel, violinë dhe kompozim. Konkurrenca ishte tepër e fortë. Konkursi mbahet në katër raunde. Pas çdo raundi bëhet seleksionim i më të mirëve. Ky është suksesi më i madh ndërkombëtar në biografinë time deri tashti. Përveç çmimit të parë fitova edhe çmimin special të orkestrës dhe të dirigjentit Xhon Aksellrod. Kjo do të më sjell disa koncerte në Sevilja me Orkestrën Mbretërore të Seviljës.

Që nga vjeshta e vitit 2016 Viktorija Vasilenko mëson në Belgjikë, gjë për të cilën tregon: “Në afërsi të Brukselit në Vaterlo ka një kolegj muzikor me emrin e Mbretëreshës Elizabet. Kushtet për përgatitje aty janë të mrekullueshme. Në një shkallë mund të thuhet, se kjo është disi një agjenci speciale muzikore, pasi udhëheqja e kolegjit vazhdimisht organizon koncerte të nxënësve të tij në Belgjikë, Gjermani, Francë. Për mua kjo është një gjë krejt e re. Vitet e fundit pata fatin të punoj me pedagogë të mëdhenj dhe të njihem me njerëz interesant. E gjithë kjo më ndryshoi si njeri dhe si muzikante. Mësimi më i vlefshëm, të cilin e nxora është që sa më shpejtë të adaptohem me çdo situatë. Mësova të jetoj vet, të punoj “në izolim”. Herët ose vonë secili përjeton një situatë të tillë – të punojë vet dhe të zhvillojë veten, të zbulojë se çfarë dëshiron të bëjë.

Pas konkursit në Rumani Viktorija Vasilenko mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Ditë të Laureatëve “Katja Popova” në qytetin Pleven. Në kuadrin e këtij aktiviteti bashkë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti” me dirigjent Pllamen Xhurov ekzekutuan Koncertin për piano dhe orkestër në re minor BWV 1052 nga Johan Sebastijan Bah. Po këtë vepër pianistja e incizoi për Radion Kombëtare Bullgare, me Orkestrën Simfonike të radios, prapë me dirigjent Pllamen Xhurov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD