Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të fshehtat e trashëgimisë teknike bullgare

БНР Новини

Sot do të bëjmë një shëtitje në sallat e Muzeut Politeknik Kombëtar. Qëllimi i tij kryesor është prezantimi në mënyrë interesante i trashëgimisë teknike dhe shkencore bullgare. Është një vend, ku mund të mësohet shumë për zhvillimin e teknikës. Në sallat e muzeut janë treguar më se 1000 eksponate, të lidhura me tema si matja e kohës, teknika fotografike dhe pajisje xhirimi, evoluimi i mjeteve të transportimit, bile prodhimi i vajit të trëndafilit. Ndër eksponatet më interesante janë teleskopi i shkencëtarit bullgar nga koha e Rilindjes dr. Petër Beron, orët nga Pallati i Mbretit dhe kamera, me të cilën është xhiruar programi i parë televiziv në Bullgari në vitin 1959.

СнимкаMuzeu prezanton historinë, aktualitetin dhe tendencat e zhvillimit të ardhshëm teknik në Bullgari. Ekipi i tij përpiqet që ta bëjë hapësirën e tij një qendër të hapur kulturore, ku vizituesit mund të prekin arritjet teknike dhe t’i përdorin ato si frymëzim për ide të reja dhe për zbatimin e tyre.

СнимкаKështu lindi ideja për organizimin e “Të shtunës familjare në muze”. Ajo zhvillohet çdo të shtunën e fundit të muajit. Është për fëmijët dhe prindërit e tyre, të cilët mund të mësojnë gjëra të reja në fushën e shkencës me ndihmën e specialistëve të muzeut dhe lektorëve të ndryshëm mysafirë. Fëmijët mund vetë të provojnë teknologji të ndryshme të lidhura me temat e përcaktuara për ditën konkrete. Për të shtunat familjare në muze dhe për të fshehtat e imazhit holografik, na tregojnë Vasil Makarinov dhe Jordan Jordanov, kujdestarë të Muzeut.

“E shtuna familjare në muze zhvillohet që nga viti 2014. Ofrojmë tema të ndryshme për prindërit dhe fëmijët e tyre në moshë midis 6 dhe 13 vjeç. Temat janë lidhur me ekspozitën e muzeut dhe me arritjet bashkëkohore të shkencës. Ideja është që të prezantojmë në mënyrë atraktive temat dhe të provokojmë interesin e fëmijëve.”

СнимкаA e arrijnë me sukses këtë detyrë dhe a kthehen përsëri vizituesit për të mësuar më shumë në shtunat e tjera?

“Kemi një bërthamë të vazhdueshme të vizituesve, të cilët ndjekin informacionin në sajtin tonë dhe rregullisht vizitojnë ngjarjet e organizuara në muze. Përveç arritjeve të huaja shkencore që janë prezantuar në sallat tona, kemi edhe shumë eksponate bullgare. Tek ne mund të shihet një nga ampulat e para të dërguara në Bullgari me germanium të prodhuar në mënyrë eksperimentale. Është sjellë nga një bullgar, pjesëmarrës në ekipin shkencor, i cili e ka zbuluar këtë metal.”

СнимкаDhe tani le të zbulojmë të fshehtat dhe historinë e imazhit holografik. Këtë të shtunë vizituesit e Muzeut Politeknik Kombëtar do të mësojnë, se kjo teknologji mund të përdoret në monitorët bashkëkohor. Pse pikërisht holograme dhe a është Gjithësia një holografi, do të në thotë Jordan Jordanov:

“Do të prezantojmë këtë temë sepse është interesante për fëmijët. Ata vetë na provokuan që ta zgjedhim atë. Ka fëmijë, të cilët dëshirojnë të shohin se çfarë ka prapa imazhit holografik. Natyrisht kjo është një temë e ndërlikuar, por ne e prezantojmë kështu që të jetë e kuptueshme për të vegjlit. Fëmijët do të mësojnë për historinë e holografisë, se se ka lindur ajo, cilat janë rrymat në këtë fushë. Fëmijët do të kuptojnë se çdo ditë ne mbajmë në xhepin tonë holograme të vogla në formën e kartëmonedhave apo letërnjoftimeve, në të cilat ka imazhe të vogla holografike. Në fund të ditës do t’u japim atyre një detyrë argëtuese – ata do të duhet të përpunojnë vetë me materiale, me të cilat disponojnë, një pajisje për riprodhimin e hologrameve me ndihmën e smartfonit apo tabletit.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Bozhidar Janev dhe bulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD