Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-01-30 3.00.MD

Снимка
Përvjetori i 185 i lindjes së kontit Nikollaj Pavlloviç Ignatiev u shënua në qytetin e Varnës. Para monumentit të diplomatit rus, i cili ka pasur një kontribut të madh për Çlirimin e Bullgarisë, u vendosën kurore me lule. Mitropoliti i Varnës dhe të Preslavës së Madhe Joan shërbeu meshën përkujtimore. Ndër të pranishmit ishte edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Bullgari Sh. T. Anatolij Makarov. Foto: BGNES

Снимка
Në Klubin Qendror Ushtarak të Sofjes u mbajt ceremonia “Zjarrfikësi i vitit – 2016”. Ministri teknik i Punëve të Brendshme ia dorëzoi çmimin kompleks “Zjarrfikësi i vitit” komisarit Stojan Kollev, drejtor të Drejtorisë Rajonale “Siguria kundër zjarrit dhe mbrojtja e popullsisë” të Stara Zagorës. Foto: BTA

Снимка
Sot Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Tre Hierarkëve. Në vigjiljen e festës Kisha “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” në Sofje mori si dhurim eshtrat e disa prej shenjtorëve më të respektuar – Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Theologu dhe Shën Joan Gojarti. Foto: BGNES

Снимка
Çafka e bukur e llojit “Ardea alba” mbërriti në ujërat e lumit Çaja, pothuajse në qendrën e Asenovgradit. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Me rastin e 140 vjetorit të Çlirimit të Svishtovit nga sundimi osman në qytet u mbajt një shërbim përkujtimor. Në të morën pjesë ushtarakë të Gardës Kombëtare, qytetarë, deputetë, përfaqësues të institucioneve. Foto:..

rinovuar më 17-06-27 3.30.MD

Dita në fotografi

Në Qendrën kulturore “Kazino detare” në qytetin e Burgasit është renditur ekspozita e peshqve ekzotike, koraleve, algave dhe krustaceve nën titull “Bota nëntokësore”. Më 22 akuariume lundrojnë 160 kafshe të ujërave lumore dhe..

rinovuar më 17-06-26 3.45.MD

Dita në fotografi

Banka Popullore Bullgare paraqiti një monedhë të argjendtë përkujtimore me mbulesë të pjesshëm të artë  “Han Tervel” nga seria “Mbretërit mesjetarë bullgarë”. Monedha është me nominal prej 10 leva dhe do të lëshohet në qarkullim më 26..

rinovuar më 17-06-23 3.22.MD