Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-01-30 3.00.MD

Снимка
Përvjetori i 185 i lindjes së kontit Nikollaj Pavlloviç Ignatiev u shënua në qytetin e Varnës. Para monumentit të diplomatit rus, i cili ka pasur një kontribut të madh për Çlirimin e Bullgarisë, u vendosën kurore me lule. Mitropoliti i Varnës dhe të Preslavës së Madhe Joan shërbeu meshën përkujtimore. Ndër të pranishmit ishte edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Bullgari Sh. T. Anatolij Makarov. Foto: BGNES

Снимка
Në Klubin Qendror Ushtarak të Sofjes u mbajt ceremonia “Zjarrfikësi i vitit – 2016”. Ministri teknik i Punëve të Brendshme ia dorëzoi çmimin kompleks “Zjarrfikësi i vitit” komisarit Stojan Kollev, drejtor të Drejtorisë Rajonale “Siguria kundër zjarrit dhe mbrojtja e popullsisë” të Stara Zagorës. Foto: BTA

Снимка
Sot Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Tre Hierarkëve. Në vigjiljen e festës Kisha “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” në Sofje mori si dhurim eshtrat e disa prej shenjtorëve më të respektuar – Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Theologu dhe Shën Joan Gojarti. Foto: BGNES

Снимка
Çafka e bukur e llojit “Ardea alba” mbërriti në ujërat e lumit Çaja, pothuajse në qendrën e Asenovgradit. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Me rastin e Ditës botërore për luftimin e hipertonisë në qendrën e qytetit të Haskovos përfaqësues të “Ligës bullgare të hipertonisë” me ndihmën e vullnetarëve të Kryqit të Kuq Bullgar e matën tensionin e gjakut të qytetarëve. Foto:..

rinovuar më 17-05-17 2.16.MD

Dita në fotografi

Me sukses përfundoi projekti më madhështor për konservim, restaurim, socializim dhe popullarizim të Qendrës antike qeramike në afërsi të qytetit të Pavlikenit. Foto: BTA Hapet ekspozita bujqësore BATA AGRO 2017 në..

rinovuar më 17-05-16 3.21.MD

Dita në fotografi

Në qytetin e Bosilegradit me iniciativë të Qendrës kulturoro-informative “Bosilegrad” dhe Shoqatës “GLAS” u hap ekspozita dokumentare kushtuar 100 vjetorit nga vënia në flakë e qytetit në kohën e Luftës së dytë botërore. Në çeljen e..

rinovuar më 17-05-15 3.50.MD