Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-01-30 3.00.MD

Снимка
Përvjetori i 185 i lindjes së kontit Nikollaj Pavlloviç Ignatiev u shënua në qytetin e Varnës. Para monumentit të diplomatit rus, i cili ka pasur një kontribut të madh për Çlirimin e Bullgarisë, u vendosën kurore me lule. Mitropoliti i Varnës dhe të Preslavës së Madhe Joan shërbeu meshën përkujtimore. Ndër të pranishmit ishte edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Bullgari Sh. T. Anatolij Makarov. Foto: BGNES

Снимка
Në Klubin Qendror Ushtarak të Sofjes u mbajt ceremonia “Zjarrfikësi i vitit – 2016”. Ministri teknik i Punëve të Brendshme ia dorëzoi çmimin kompleks “Zjarrfikësi i vitit” komisarit Stojan Kollev, drejtor të Drejtorisë Rajonale “Siguria kundër zjarrit dhe mbrojtja e popullsisë” të Stara Zagorës. Foto: BTA

Снимка
Sot Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ditën e Tre Hierarkëve. Në vigjiljen e festës Kisha “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” në Sofje mori si dhurim eshtrat e disa prej shenjtorëve më të respektuar – Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Theologu dhe Shën Joan Gojarti. Foto: BGNES

Снимка
Çafka e bukur e llojit “Ardea alba” mbërriti në ujërat e lumit Çaja, pothuajse në qendrën e Asenovgradit. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mbi 45 sipërmarrje – prodhues dhe tregtarë marrin pjesë në ekspozitën tregtare “I besoni produktet bullgare”, që zhvillohet në Dyqanin Qendror Universal të Sofjes. Firmat ofrojnë ushqime bullgare, pije, produkte..

rinovuar më 17-05-12 2.53.MD

Dita në fotografi

Solemnisht u shënua 135-vjetori i themelimit të Gjimnazit “Car Simeon Veliki” në qytetin e Vidinit. Nxënës, mësues dhe ish nxënës i shkollës kaluan në një precesion festiv përmes pjesës qendrore të qytetit. Në..

rinovuar më 17-05-11 3.30.MD

Dita në fotografi

Ceremonia solemne për dorëzimin e titullit të nderit “Doktor honoris kauza” prof. Dan Shehtman – laureatit të Nobelit për kimi për vitin 2011, u mbajt në Akademinë e Shkencave. Në vitin 1982 prof. Shehtman e zbulon ekzistencën e..

rinovuar më 17-05-10 2.02.MD