Pasi gjatë nëntorit të vitit të kaluar partia Demokratët për Bullgarinë e Fortë doli nga Blloku i Reformatorëve, të enjten lideri i saj Radan Kënev, kandidati për president në zgjedhjet e fundit Trajço Trajkov dhe një pjesë e Këshillit të Qytetarëve të Bllokut të Reformatorëve, kështu edhe “bashkëmendimtarë të tjerë të së djathtës bullgare”, ndër të cilët është një deputet nga partia GERB, shpallën krijimin e një platforme të re me emër “Republika e Re”. Themelimi i platformës do të bëhet në kuadrin e disa ditëve të ardhshme dhe ajo do të jetë hapur për aderimin e formacioneve të tjera, organizatave të qytetarëve, personave.
Akoma para se të themelohet “Republika e Re” i drejtoi ftesë për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare një formacioni tjetër të sapoformuar – “Po, Bullgaria”. “Po, Bullgaria” u themelua nga ish ministri i drejtësisë në kabinetin “Borisov 2” Hristo Ivanov. Shkaku për interesin e Demokratëve për Bullgarinë e Fortë për këtë formacion të ri është kauza e përbashkët për reformë në gjyqësor dhe dëshira për një alternativë të qartë për qeverisjen e shtetit dhe për ndryshim.
“Po, Bullgaria” gjithashtu është e hapur për bashkëpunim me formacione të tjera politike, mirëpo reagon në mënyrë të përmbajtur. Më parë lideri Hristo Ivanov tha se para se të komentojë një bashkim eventual parazgjedhor, duhet të informohet për anëtarët përfundimtarë të “Republikës së Re”. Mirëpo në vonë Këshilli kombëtar i “Po, Bullgari”-së mori vendim se në zgjedhjet parlamentare do të marrë pjesë veçmas dhe pastaj, në parlamentin e ri do të punojë për krijimin e një blloku të gjerë kundër korrupsionit.
Iniciatorët e “Republikës së Re” janë kategorikë se nuk do të bashkëpunojnë me formacione, të cilat hyjnë në Bllokun e Reformatorëve për arsye se ata tregojnë gatishmëri për kompromise me GERB. Kështu në vigjiljen e zgjedhjeve të paraprake parlamentare në hapësirën e djathtë tashmë ka tri formacione – Blloku i Reformatorëve dhe GERB-i, të cilët ishin partnerë qeverisës në kabinetin e kryeministrit Borisov dhe “Republika e Re”, e cila pretendon se do të jetë alternativa e tyre.
Prognozat e fundit sociologjike tregojnë se GERB-i do të përkrahet nga midis 32.2% dhe 32.6% votuesve. Për Bllokun e Reformatorëve janë gati të votojnë rreth 3.7%. Në këtë etapë “Republika e Re” mund të marrë vetëm 1.4% , mirëpo pavarësisht nga kjo ajo ka ambicie të bëhet alternativa e djathtë. Duket paradoksale, mirëpo kjo nuk është e pamundshme, sepse analizat e qendrës së studimeve “Trend” për potencialin hipotetik të një partie të re tregojnë se një e tillë mund të tërheqë deri më 20% të votuesve. Shanset për sukses në zgjedhjet parlamentare të formacionit të djathtë “Republika e Re” dhe të partisë “Po, Bullgaria”, e cila tani për tani nuk ka ndonjë vend të përcaktuar në spektrin politik, dhe e cila tani mund të përkrahet nga 2,8% të votuesve, janë kryesisht në këtë segment të elektoratit. Hristo Ivanov nuk dyshohet se dy formacionet mund të hyjnë në Parlamentin e ardhshëm duke marrë pjesë në zgjedhje veçmas. Mirëpo a do të bëhet kështu, do të kuptojmë në fund të marsit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë..