Vazhdimësia është ligji i pashkruar i kodeksit folklorik. Kësaj praktike i përkushtojmë shembujt e artit tradicional, të cilët kanë arritur deri në kohën tonë të sotme moderne. Dikur këngët, vallet, sjelljet e ritit dhe stili i interpretimit janë përvetësuar në mjedisin familjar, gjatë një komunikimi të natyrshëm mes njerëzve të moshuar dhe fëmijëve. Ky transmetim i papritur i përvojës dhe të dijeve nga brezi në brez është zgjidhja e shkëlqyer, “programi i saktë mësimor” për përvetësimin e kulturës tradicionale.
Daniella e zbulon folklorin dhe tanimë vite me radhë mëson fëmijët e talentuar me të kënduarit të lashtë vendas me dy zëra e cila është unikale.
“Ndërgjegjësimin” tim për folklorin autentik bullgar ia dedikoi grupit në fshatin Shiroki doll – tregon Daniella. – Tri nga gratë në të punonin në shkollën tonë. Pas pune i merrja fëmijët dhe me gratë shkonim tek këngëtarja e katërt, e ashtuquajtura “vikatka” (ajo e cila interpreton zërat e lartë). Brenda 1-2 orëve kënduam, kurse detyra ime qe që sa i përket intonacionit t’i spastroj gjërat. Fillova në mënyrë të thelluar të studiojë folklorin. Në fillim me fëmijët mësonim këngë nga krahina “shope”, të cilave u bëra një sinbek modern. Ka rastisur të mos të ketë aranzhim dhe tingëllim dhe atëherë këndonim pa shoqërim të muzikës. Pash se e bëjnë me dëshirë, filluam me një sjellje autentike të interpretimit. Fillimisht me këngë të shpejta, që t’u jetë më lehtë, kurse në një etapë më të vonë kërkova këngë të ngadalta me shumë provokim. Fëmijët e përballojnë shkëlqyeshëm dhe kjo do të thotë se kam gjetur rrugën e drejtë. Prej 15 vjetëve drejton grupin e të kënduarit të Grave në fshatin Govedarci. Një nga gratë është një talente e lindur dhe këngët, të cilat i këndojmë me grupin vokal “Kambanat e bakrit” janë nga fshati Govedarci. Punojmë kështu – gratë këndojnë një strofë, pas kësaj nxënësit e përsërisin, që të mund ta përvetësojnë drejtë.”
Prej 5 vjetëve zonja Georgieva drejton dhe Grupin vokal të fëmijëve në fshatin Bellçin. Kurse gjatë vitit 2018 grupi “Kambanat e bakrit” do të festojë 25 vjet nga krijimi i vet. Ajo tregon se shkolla, në të cilën punon, kandidon në programin e Ministrisë të arsimit për inovacione.
“Folklori është me një nder të madh në shkollën tonë. Kemi veshje popullore personale, të punuara mbi shembuj autentik. Mbështetemi tek studimi më i thelluar i folklorit në orët e rregullta të muzikës, përvetësimin e nxjerrjes së drejtë dhe të kënduarit karakteristik të hapur. Mësojmë dhe këngë nga krahinat e tjera folklorike. Në orët e letërsisë do të mësojnë tekstin poetik, fjalët dialektike. Përfshijmë dhe lëndën e historisë, po kështu dhe artin e pikturimit, me qenë se Samokov ka tradita të pasura, e quajnë qytetin e zografëve. Kemi dantella interesante, dhe qëndisje nëpër veshjet popullore. Në orët e edukimit fizik do të ngulmojmë në studimin e valleve tipike të qytetit Samokov.”
Grupet dhe solistët folklorikë të fëmijëve, të drejtuar nga Daniella Georgieva janë të vlerësuar lartë nga specialistët dhe janë mbajtës të dekoratave të shumta nga konkurset kombëtare “Burimi i Orfeut” – Stara Zagora, “Dhuntia e Orfeut” – Sofja, “Fëmijët e Ballkanit” – banjat minerale të qytetit Haskovo, “Folklor pa kufi” – Dobriç, janë laureatë të festivalit “Magjia italiane” në Rimini – Itali.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..