Galeria kombëtare “Kvadrat 500” paraqes për herë të parë tërë koleksionin nga 26 vepra të autorëve nga Kroacia, Serbia dhe Sllovenia, të cilët para 110 vitesh u prezantuan në ekspozitën e Lidhjes së Piktorëve Sllavë të Jugut “Lada”. Me ide të skulptorit të njohur serb Xhorxhe Jovanoviç në vitin 1904 u formua kjo lidhje. Koncepti kryesor ishte të luajë rol në formimin e vlerave kulturore të popujve të lartpërmendur ballkanik, të ndryshojë fatin e artit plastik ballkanik dhe t’u kundërvihet skeptikëve. Pjesa dërmuese prej qëllimeve u arritën dhe padyshim Lidhja e Piktorëve Sllavë të Jugut shkroi një nga kapitujt më të denjë të historisë së shkëmbimit kulturor evropian në shekullin XX.
Në vitin 1906 në Sofje u mblodhën novatorët në artin figurativ të katër kulturave ballkanike në rilindje. Ndër ta kishte shumë historianë, arkeologë dhe shkrimtarë të njohur. E gjithë kjo bëhej me qëllim, që ato kultura të njihen nga shkollat e tjera evropiane dhe të vërtetojnë se i janë baras. Më shumë hollësi sjell Kalin Nikollov, kurator i ekspozitës:
“Kjo është një faqe shumë e rëndësishme në zhvillimin e tërësishëm kulturor evropian. Popujt e vegjël në periudha të caktuara të historisë, sikur nuk i pëlqente të flasin për këtë se kultura duhet të jetë e hapur, për këtë, se ajo është si një veshje e përbashkët të njerëzimit, e cila shfrytëzon tërë fantazinë e tij, botëkuptimin e tij, mendimet e formuara për Gjithësinë, për të prekshmen dhe të paprekshmen. Në fillim të shekullit të kaluar bullgarët patën fatin të përfshihen në Lidhjen e Piktorëve Sllavë të Jugut. Kryetar nderi i kësaj lidhjeje ishte piktori gjenial çek Jarosllav Veshin, i cili në atë kohë jetonte në Bullgari.”
Rrymat moderne në artin figurativ karakteristike për atë periudhë si impresionizmi, neoimpresionizmi, secesioni, ekspresionizmi, etj, ishin të huaja për kulturën e artit figurativ bullgar. Këtu është vendi të pyesim, a nuk ishte pikërisht ky shkaku për ambicien e popujve të bashkuar ballkanikë të dalin në skenën evropiane krahas shkollave të tjera të artit figurativ.
“Publicisti, historian dhe diplomat bullgar Simeon Radev, kur përshkruan prezantimin e piktorëve sllovenë para publikut bullgar thekson: “Ne pamë shumë vizitorë të qeshen... Mirëpo, me një qeshje të tillë publiku francez priti peizazhet e para të impresionistëve francezë para disa dekadash. Kjo është një rrugë konstruktive e artit të dalë nga hija e shabllonit akademik dhe butaforia e ilustrimit pseudoklasik. Kështu inteligjenca e re bullgare tregon, se është gati të pranojë tendencat evropiane të artit modern.”
Një shembull për këtë dëshirë janë veprat e impresionistit të madh bullgar Nikolla Petrov.Ai pikturoi “Shën Sofian”, Urën e Shqiponjave, Sheshin “Banski”, Teatrin “Ivan Vazov”. Pra zgjodhi subjekte nga të cilat shihet se Evropa tashmë ka hyrë në kryeqytetin tonë. Ai interesohej për qytetin, për zhurmën e tij, për lëvizjen, pra nga e gjithë kjo nga e cila ndikohej arti modern në Paris, Mënik dhe Londër në atë kohë. E gjithë kjo vjen të tregojë sa me rëndësi ishte fillimi i shekullit XX për artin bullgar.
“Nuk duhet të injorojmë atë, të cilën e bënë shtetet ballkanike. Ne mund të fajësojmë veten, se bota nuk njoh mjeshtrit tanë të mëdhenj, sepse edhe ne nuk i njohim. Pikërisht kjo është enigma e problemit. Do të jetë mirë, në se sa më shumë njerëz do të vijnë të shikojnë ekspozitën, që të njihen me artin e paraardhësve të tyre. Ky është takimi i parë i kulturës bullgare me artin modern para 110 vitesh.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Galeria kombëtare “Kvadrat 500”
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..