Para pesë vitesh në kabinetin e njërit prej reumatologëve të dalluar në Bullgari, profesorit Zllatimir Kollarov, hyri një nga sportistet më të mira të atletikës së lehtë dhe rekordere e parë botërore për Bullgarinë në kërcimin e së larti, Jordanka Bllagoeva. Përderisa diskutonin mjekimin e gjurit të saj të sëmurë, profesori Kollarov u magjeps nga persona pozitive, tokësore plotë joshje, e cila qëndronte para tij. Kështu në mënyrë të natyrshme lindi pyetja – Dançe, a ka ndonjë film të xhiruar për ty dhe për karrierën tënde? Pasi përgjigja ishte negative, profesori i bëri propozim për një film të tillë. Megjithëqë sportistja refuzoi, ideja u bë fakt.
Jashtë angazhimeve mjekësore profesori Kollarov shkruante libra, ishte kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shkrimtarë “Dimitër Dimov” dhe ishte bashkëshort i regjisores dokumentare Valentina Fidanova-Kollarova. Dhe kur familja Kollarovi zbuloi, se në fillim të vitit 2017 sportistja mbush 70 vjet prapë i drejtoi po këtë propozim. Këmbëngulja e çiftit bashkëshortor theu modestin e saj dhe kështu u vu fillimi i filmit “Përtej kërcimit”. Filmi u xhirua në kuadrin e 15 ditëve gjatë verës së vitit 2016. Regjisorja Valentina Fidanova-Kollarova kujton:
“Kuadrot e para i xhiruam në fshatin e saj të lindjes Gorno Cerovene. Pas kësaj vajtëm në Montana, ku ajo rriti dhe ku regjistroi rekordet e para. U takuam me shumë njerëz, të cilët edhe më sot ruajnë dashurinë ndaj sportistes Jordanka Bllagoeva. Të gjithë e quanin me emrin përkëdhelës Dançe. Pas kësaj bëjmë xhirime edhe në shtëpinë e saj, me nipat dhe mbesat e saj.”
Një film për vullnetin të korrësh fitore, për shpirtin e qëndrueshëm dhe të palëkundur sportiv, për besimin në forcat e veta, një film për patriotizmin, një film provë të zbulojmë dhe të lexojmë formulën e suksesit. Kështu regjisorja Valentina Fidanova-Kollarova dhe skenaristi profesor Kollarov caktojnë filmin “Përtej kërcimit”. Mezi do të ishte ndonjë heroinë më të përshtatshme kryesore se sa sportistja Jordanka Bllagoeva.
Më 24 shtator të vitit 1972 në Turneun Ndërkombëtar në Zagreb, ajo përmirësoi rekordin botëror në kërcimin e së larti duke kapërcyer 194 centimetra. Ky ishte rekordi i parë botëror në atletikën e lehtë për Bullgarinë. Në vitin 1973 Jordanka Bllagoeva fitoi floririn në Kampionatin Evropian në sallë në Roterdam duke kërcyer 192 centimetra, gjë që ishte një rekord i ri botëror në sallë. Po atë vit u shpall sportistja numër një e atletikës së lehtë në Evropë. Pas kësaj radhiten dy medalje olimpike – medalja e argjendtë në Mënik në vitin 1972 dhe medalja e bronztë në Monreal në vitin 1976. Bilanci është pesë rekorde botërore dhe pjesëmarrje në katër lojëra olimpike. Përveçse si një sportiste e madhe filmi e paraqes gruan Jordanka Bllagoeva si një njeri i realizuar dhe dashamirës.
“Njerëzit me të cilët takoheshim thuheshin fjalët më të mira për të – tregon Valentina Fidanova-Kollarova. – Dhe virtyti i saj më i çmueshëm sipas tyre është, se megjithë rekordet dhe arritjet sportive, ajo nuk u bë një njeri kryelartë, por mbeti një njeri i thjeshtë dhe modest. Krahas kësaj gjatë viteve ajo bëri shumë dhurime. Për shembull në fshatin e lindjes me mjete të saj u ndërtua ora para godinës së bashkisë, një shesh fëmijësh. Krahas kësaj u përfshi në rimëkëmbjen e kishës së vjetër në fshat dhe dhuroi ikona të çmueshme për të. Pranë liqenit artificial “Batak” ngrihet kisha e vogël “Ngjitje e Zotit Krisht në qiell”, ku në të kaluarën kishte një manastir të moçëm. Pranë tij ka një çezmë, ku çdo vit Ditën e Pagëzimit, e cila sipas stilit të vjetër bie më 19 janar – ditëlindjen e sportistes, ajo bënë dhurime bashkë me kryetarin e bashkisë. Për atë, i cili e nxjerr kryqin nga lumi Ogosta ka gjithnjë dhuratë personal nga Jordanka Bllagoeva. Para stadiumit të qytetit Montana ajo vuri një pllakë përkujtimore i kushtuar trajnerit të saj të parë Petër Dimitrov. Pikërisht me të ajo shënoi sukseset e veta të para të mëdha.”
Sot kampionia dhe nismëtare e aerobikes në Bullgari është një nënë dhe gjyshe e lumtur. “Kemi dëshirë, që filmi të jetë një shembull dhe një apel ndaj të rinjve të sotëm për më shumë kureshtje në arritjen e ëndrrave dhe për më shumë dashuri jo vetëm ndaj të afërmve, por edhe ndaj miqve edhe ndaj njerëzve të panjohur” – tha pas premierës së filmit profesor Kollarov. Vet sportistja Jordanka Bllagoeva rrëfeu, se titulli i filmit “Përtej kërcimit” është shumë i saktë dhe u falënderoi fatit dhe të afërmve për mundësinë të realizohet.
Që këtu e tutje, autorët kanë ndërmend të paraqesin filmin në festivale të ndryshme ndërkombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..