Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një drejtues i radios largohet nga media pas gjysmë shekulli në eter

БНР Новини
Foto: Vlladimir Trençev

Drejtuesi legjendar në radio Toma Sprostranov u dërgua simbolikisht në një klub të Sofjes nga kolegët, muzikantët, të afërmit dhe miqtë e tij pas afro 50 vitesh punë në radio. Sprostranov fitoi popullaritet me programin e tij “Notat pulsuese” të drejtorisë “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare, që dëgjohet pa ndërprerje që nga viti 1975 deri më sot e kësaj dite. Drejtuesi bullgar ka pasur shumë shfaqje edhe në redaksinë bullgare të BBC. Gjatë 2016-ës ai fitoi çmimin e madh të Radios Kombëtare Bullgare “Sirak Skitnik” dhe çmimin “Zëri i Artë”. Programi “Notat pulsuese” do të mbetet në eter, por tashmë me drejtues të ri – Veselin Dimitrov, i cili tre vjet është duke u përgatitur për ta zëvendësuar Toma Sprostranovin. Vetë Sprostranovi do të vazhdojë të punojë si drejtues i programit “Pentagrami kureshtar” në eterin e Radio Plovdivit, program ky me të cilin është filluar karriera e tij krijuese.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD