Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jordan Karaxhov për albumin “E tillë është jeta” dhe për projektet e reja gjatë vitit 2017

Foto: arkiv personal

Para pesë vitesh solisti vokal i grupit “Signall” Jordan Karaxhov incizoi albumin e parë solo. Gjatë tërë karrierës krijuese 39 vjeçare emri i tij lidhej me një nga grupet më të suksesshme bullgare rok. Prandaj admiruesit e rokut në Bullgari u befasuan pasi ai doli me këtë projekt të tij. Lidhur me këtë vet muzikanti shpjegon:

Që prej kohe kisha ide të realizoj një album solo. Shkak u bë ditëlindja ime në vitin 2012 kur mbusha 60 vjet. Këtë ide e diskutova me shumë miq dhe kolegë, të cilët e mirëpritën. Albumi kishte një sukses të madh. Krahas kësaj realizova dhe një koncert të madh në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në periudhën pas daljes së këtij albumi me grupin “Signall” bëmë dy turne të mëdha në SHBA-në dhe dhamë disa koncerte në Londër. Gjatë viteve 2015 dhe 2016 kishim turne edhe në disa shtete evropiane – Francë, Gjermani, Spanjë, Austri.” Albumi përmban nëntë këngë, për realizimin e të cilëve Jordan Karaxhovi punonte bashkë me muzikantin Krasimir Gjullmezov.


Çfarë aktivitete do të ketë grupi “Signall” gjatë vitit 2017?

Tani jemi duke përgatitur koncertin “Signall – Absolutisht të panjohur”. Ai do të jetë më 21 mars në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës – tregon Jordan Karaxhovi. – Do të interpretojmë përafërsisht 35 këngë, të cilat publiku bullgar i di, por nuk i kemi interpretuar në ndonjë koncert. Në piano do të jetë Jasen Vellçev nga grupi “Te”. Ftova edhe të bijën time – Lora Karaxhova, me të cilën do të këndojmë bashkë. Me muzikantin e grupit “FSB” Konstantin Cekov do të realizojmë këngën “Fundi”. Me grupin planifikojmë koncerte  në Greqi, ndërsa gjatë vjeshtës prapë do të jemi në Londër. Gjatë tetorit kemi ndërmend të bëjmë një turne evropiane. Doemos nuk do të harrojmë edhe publikun bullgar, i cili vazhdon të na përkrahë dhe të na ndjekë kaq shumë vite.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I dashuri im" – një aventurë pop nga këngëtarja Savina

Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im".  Ajo u shfaq në momentin kur..

botuar më 25-04-14 2.45.MD
Orkestra e Dhomës së Radios Bavareze

Ansambli i Dhomës së Radios Bavareze po viziton Sofjen për Pashkë

Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..

botuar më 25-04-13 6.00.PD

"A beson" - një projekt blues nga Angell Djullgerov

Angell Djullgerov është kitarist, violinist, kompozitor, aranzhues dhe lider muzikor, i cili vitet e fundit ka punuar me yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Lili Ivanova , Ljubo Kirov e shumë të tjerë. Paralelisht me pjesëmarrjen e tij në..

botuar më 25-04-11 1.55.MD