Biografia profesionale e Vlladimir Veliçkovit është plotë shumë vepra autori, pjesëmarrje në projekte muzikore ndërkombëtare, koncerte, tubime, dasma (si anëtar i orkestrës “Kanarite”), në gërshetim me punën e tij pedagogjike në Universitetin e Plovdivit “Pajisij Hilendarski”. Para pak kohe Vlladimir Veliçkov na gëzoi me dekoratën e tij të radhës. Ja se si muzikanti i shquar hyri në Ethnocloud – klasifikimin botëror për etno-muzikë.
“Për mua kjo ishte një befasim i vërtetë – na tregoi ai. – Kjo platformë kanadeze Ethnocloud ka një ekip, i cili e ndjek muzikën në hapësirën e internetit dhe i seleksionon muzikantët me një shikim më të ndryshëm ndaj folklorit. Në fund të nëntorit mora një letër në postën elektronike, ku shkruhej se isha ftuar për t’u regjistruar në këtë platformë. Më dhanë udhëzime se si ta bëja etj. Publikova pesë vepra të mia – kjo ndodhi në fund të nëntorit. Që në fillim të dhjetorit nga Torontoja më informuan se nuk kanë precedent të tillë – unë jam Nr. 33 prej të gjitha 40 veprave më të mira në klasifikimin e nëntorit. Në klasifikimin e muajit janar tashmë ka tri vepra të mia në top 40, një prej tyre tashmë është në vend të katërt, kurse të tjerët – përkatësisht në vend të nëntë dhe në vend të dhjetë. Nuk kam pritur një njohje të tillë nga adhuruesit e muzikës nga tërë bota. Në platformë ka mjaftë interpretues, orkestra, kore bullgare etj., të cilët janë regjistruar, por nuk kanë hyrë në klasifikimin global. Kjo është një platformë e specializuar. Atje bëjnë pjesë muzikantë nga mbarë bota nga etni të ndryshme, të cilët interpretojnë muzikë të gjinive të ndryshme dhe kjo është shumë interesante. Dëgjoja shumë muzikë, më bëri një përshtypje shumë të madhe një formacion i jashtëzakonshëm nga India. Interpretuesit gërshetojnë folklor indian me fjuzhën, xhaz dhe gjini të tjera, që ka një ndikim shumë të madh mbi dëgjuesit. Për mua është një sukses i madh të hyjë në këtë klasifikim botëror – top 40 me tri vepra të mia.”
I frymëzuar nga suksesi i tij i fundit Vlladimir Veliçkov vazhdon të krijojë.
“Para pak kohe përfundova një projekt timin, të cilin e kisha fituar dhe mendoj se kjo do të jetë një vepër mjaftë e mirë – tha gjithashtu muzikanti. – Ka dhe diçka tjetër, që për mua është me të vërtetë një sukses i madh. Mbrojta doktoratë në Universitetin e Plovdivit. Jam i lumtur se ky universitet prestigjioz ka pritje kaq të mëdha nga unë dhe më siguron kushte dhe mundësi për ta zhvilluar karrierën time si muzikant.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..