Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Hristov për koncertin “Muzika në portrete”

БНР Новини
Foto: arkiv




Koncerti i tretë prej serisë “Muzika në portrete” të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare është më 23 shkurt nga ora 19.00 në studion e pare të medias. Dimitër Hristov – dirigjent i formacionit të njohur, na tregoi më shumë hollësi për solistët, që marrin pjesë, si dhe për pjesët, të cilat do të tingëllojnë.

СнимкаKy është një prej projekteve tona shumë speciale, në të cilat paraqesim nga afër krijues me kontribute dhe merita të mëdha për kulturën muzikore bullgare. Në edicionin e sivjetshëm do të marrë pjesë një formacion dhe dy solistë. Po filloj me praninë e femrave. Bëhet fjalë për “Bëllgarka Xhunior Kuartet” – këto janë këngëtare të shkëlqyeshme, të cilat kanë filluar të këndojnë së bashku në fillim të viteve 90 në ansamblin “Trakia”. Le të rikujtojmë  se ato janë zbulim i muzikologes Rumjana Cincarska. Hristina Anastasova, Elena Bëdeleva, Fanka Kojnarova dhe Tonka Koleva janë këngëtare me zëra të mrekullueshëm. Ato janë soliste të shkëlqyeshme, të cilat do të interpretojnë këngë me orkestrim të solistëve nga orkestra – Angell Dimitrov, Kostadin Gençev, si dhe të Marek Djakovit. “Bëllgarka Xhunior” është një kuartet pak i njohur në Bullgari, por këngëtaret udhëtojnë vazhdimisht jashtë, ku fitojnë njohjen e specialistëve dhe të publikut."

"Mysafiri ynë i dytë është Krasimir Kondov, i cili është i njohur si autor orkestrimesh. Ka shumë pjesë të tij të incizuara nga Orkestra për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Aktualisht është udhëheqës artistik i Ansamblit të Veriut “Ivan Vëlev”. Është një njeri interesant, me kontribute të mëdha dhe pedagog i mirë. Do të dëgjojmë disa prej pjesëve të tij, të ekzekutuara nga ai me gajde, dhe të përgatitura posaçërisht për këtë koncert."

"Mysafiri ynë i tretë dhe i fundit, por jo i fundit për nga rëndësia, është Matjo Dobrev. Ai nuk ka nevojë për prezantim special – një plejadë muzikantësh (jo vetëm fyelltarë) janë mësuar nga meloditë e tij të bukura. Kohët e fundit ai ka shfaqje vetëm në skenat e mëdha, si pjesë e orkestrës së Ivo Papazovit. Për mua dhe kolegët e mi është një kënaqësi e madhe se do të jemi së bashku me të në një skenë. Ai nuk ka asnjë incizim solo, të bërë posaçërisht për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Kështu qe kjo pjesëmarrje e tij do të mbetet një arkiv i vlershëm. Orkestrimet e veprave të interpretuara nga ai janë të Pejo Peevit. Koncerti është plotë muzikë të bukur, të interpretuar nga disa solistë të shkëlqyeshëm.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD