Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryesia bullgare e BE-së – prioritetet dhe politikat

БНР Новини
Foto: BGNES

Mu para 10 vitesh në fillim të vitit 2007 Bullgaria u miratua anëtare e BE-së. Që nga atëherë deri më sot ndodhën shumë ndryshime, por në disa drejtime vendi sikurse vazhdon të jetë kufi mes dy botëve – Lindja Evropiane dhe Perëndimi Evropian. Gjatë vitit 2018 Bullgaria do të marrë nga Estonia kryesinë e Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit, kurse pas gjashtë muajve do t’ia dorëzojë Austrisë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që vendi ynë të tregojë idetë e veta për zhvillimin e Bashkimit dhe të jetë një pjesëmarrës aktiv në krijimin e politikave evropiane. Qëllimet e vëna nga kryesia duhet të jenë ambicioze, por të arritshme.

Konferenca “E ardhmja e Evropës, kryesia bullgare 2018 dhe prioritetet e biznesit bullgar dhe shoqërisë”, e cila u zhvillua në Sofje, i shpalli prioritetet, të cilat do t’i kemi në periudhën janar – qershor të vitit tjetër. Eurodeputetja bullgare Eva Majdel shqyrtoi tri prej tyre:

СнимкаPrioriteti ynë i parë është lidhur me mundësinë të krijojmë më shumë vende pune, të jemi më të konkurrueshëm dhe të kemi një rritje më të madhe. Ai i dytë ka të bëjë me mbrojtjen e të gjithë shtetasve në BE, të kemi një siguri më të madhe dhe sisteme më cilësore të drejtësisë. Prandaj gëzohem se Bullgaria është një prej shteteve, të cilat e mbrojnë qartë pozitën e tyre, që të kemi një prokurori të pavarur efektive evropiane, e cila të realizojë dhe të sigurojë një mbrojtje cilësore të interesave financiare të bashkimit. Inkurajimi i drejtësisë elektronike dhe teknologjive në sistemin gjyqësor gjithashtu janë të rëndësishme.”

Përgatitja e kryesisë është një prioritet kryesor i qeverisë teknike, deklaroi Zëvendëskryeministrja Denica Zllateva dhe shtoi se gjatë kryesisë sonë do të marrim pjesë në bisedimet mbi Brexit. Do të ngulim këmbë që ato të zhvillohen bashkë me të gjitha shtetet – anëtare dhe jo veçmas. Bullgaria do të përkrahë gjithashtu politikat, të cilat e inkurajojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Në konferencë mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Radi Najdenov, i cili vuri në dukje se Brexit është një sfidë, si për Bashkimin Evropian, ashtu dhe për Mbretërinë e Bashkuar. Sipas diplomatit bullgar, duhet të nxjerrim mësime nga ky referendum, sepse ato do të jenë të dobishme për ne në ndërtimin e një Evrope më pragmatike. Ai shënoi disa parime, të cilat do t’i ndjekim gjatë kryesisë në vitin 2018.

СнимкаKontributi ynë ndaj debatit për të ardhmen e BE-së do të jetë lidhur me ruajtjen e modelit të integrimit. Prandaj, parimet kryesore të kryesisë bullgare do të jenë përgjegjësia ndaj arritjes së qëllimeve të përbashkëta dhe prioriteteve të bashkimit, nëpërmjet lidhjes së programit të punës të kryesisë me rendin e ditës të BE-së, ruajtja e tërësisë dhe unitetit të bashkimit nëpërmjet kërkimit të vendimeve dhe përgjigjeve të përbashkëta, por edhe marrja në konsideratë e çështjeve të rëndësishme për çdo një shtet-anëtar. Parimi ynë i tretë është forcimi i solidaritetit, si parime themeluese në të gjitha veprimet e BE-së. Parimi i katërt kryesor është trashëgimia, parashikueshmëria, stabiliteti në procesin e marrjes së vendimeve gjatë kryesive të ardhshme sipas parimit të rotacionit.”

Najdenov përhapi gjithashtu idenë që Bullgaria të kandidojë për Eurozonën. Sipas fjalëve të tij, ky vendim i ka pluset dhe minuset e veta, por duhet ta shqyrtojmë në momentin e përshtatshëm. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD