Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Jotova bëri thirrje për krijimin e një regjistri të përbashkët për integrimin e fëmijëve refugjatë

БНР Новини
Foto: BGNES

Për krijimin e një regjistri të përbashkët, me të cilin do të punojnë të gjitha institucionet, që kanë të bëjnë me integrimin e fëmijëve refugjatë apelon zëvendës presidentja Ilijana Jotova. Nën patronazhin e saj para disa ditësh në Sofje u zhvillua një konferencë me moto “Rruga e migrantëve – probleme dhe zgjidhje, të lidhura me integrimin e tyre nëpërmjet sistemit arsimor”.

СнимкаSipas Ilijana Jotovës fokusi duhet të jetë jo vetëm tek kualifikimi i personave, të cilët punojnë me fëmijët refugjatë, por edhe tek përmbajtja e programit arsimor – ai duhet përfshirë jo vetëm gjuhën bullgare, por edhe kulturën, sistemin e vlerave, ligjet bullgare dhe Kushtetutën. Gjatë Konferencës theksi u vu tek puna e institucioneve arsimore bullgare, sepse shpesh pedagogët dhe prindërit e nxënësve bullgarë janë ata që nuk pranojnë fëmijët refugjatë. “Një pjesë e zgjidhjes së problemit me fëmijët refugjatë është ndryshimi urgjent i Marrëveshjes së Dublinit”, tha Ilijana Jotova. Sipas fjalëve të saj ajo tashmë nuk u përgjigjet realitetit dhe sfidave dhe i vendos në një situatë jo të barabartë të gjitha shtetet që janë kufij të jashtëm të BE-së.

Ndër propozimet e bëra nga zëvendës presidentja është dërgimi i specialistëve në “pikat e nxehta”, të cilët do të sigurojnë ndihmë në kohën e duhur për fëmijët. Për një nga grupet më të rrezikuara – fëmijët e pashoqëruar, proceset e integrimit do të kenë rëndësi më të madhe.

Të dhënat për muajin shkurt sivjet tregojnë se fëmijët e pashoqëruar, të cilat nuk janë përfshirë në sistemin tonë arsimor janë 972, duke pasur parasysh se numri i tyre i përbashkët është 1380. Shumë prej tyre zhduken nga qendrat e strehimit pas regjistrimit dhe radikalizohen lehtësisht, po të ndodhen në një ambient të papërshtatshëm pa kujdes dhe arsim, shpjegoi Ilijana Jotova. Ajo dha një shembull – në Gjermani vetëm gjatë vitit të kaluar janë zhdukur 9 mijë fëmijë të regjistruar. “E kemi përshtypjen se po ndodhemi në një labirint prej politikave të ndryshme të mundshme, duke harruar për tragjedinë njerëzore dhe me siguri fytyra më e shëmtuar e kësaj tragjedie janë fëmijët refugjatë të pashoqëruar”, tha Jotova.

Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD