Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë “Trëndafili i Egër” në Londër

Foto: arkiv personal

Edicioni i parë i Festivalit Muzikor Bullgar “Trëndafili i egër” (Wild Rose Bg Music Festival) është më 3 dhe 4 mars në Londër. Ideja e festivalit është të mbledhë jo vetëm bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë në kryeqytetin britanik, por dhe adhuruesit e muzikës bullgare . Datat posaçërisht janë të zgjedhura rreth 3 marsit (Festa Kombëtare e Bullgarisë). Pjesëmarrësit kryesorë janë katër pop interpretues tanë të njohur – Maria Ilieva, Ljubo Kirov, Mihaella Fileva dhe Desi Dobreva.

Themelues i festivalit dhe drejtor i tij artistik është Iva Angeliçeva. Gjatë viteve të fundit ajo jeton në Londër, ku mëson biznes muzikor dhe menaxhim të arteve. Një pjesë nga arsimi i saj është organizimi i ngjarjeve të ndryshme. Ja sesi bullgarja e re prezantoi ngjarjen e ardhshme muzikore:

Prej disa vjetëve jetoj në Londër dhe kam marrë pjesë në koncerte bullgare, por ato janë një dukuri e veçantë. Ideja ime qe jo vetëm të organizoj festival me interpretues tanë të mirë , por dhe të krijoj një përjetim të plotë. Jemi munduar të mund t’i “fusim” spektatorët në atmosferën bullgare që nga momenti, në të cilin hyjnë në sallë – me një pritje tradicionale bullgare, me një ushqim bullgar dhe verë bullgare. Interpretuesit të cilët do ta përgatisin paraprakisht publikun për koncertin janë grupi folklorik “Bullgara” i cili është mes më të njohurit në Londër dhe i dashur dhe i pëlqyer nga bashkësia bullgare në Londër. Si dhe violinisti Naçko Bogdanov me repertorin e vet prej këngëve me motive folklorike në stilin follk dens e të tjera. Ditën e premte do të dëgjojmë Desi Dobreva dhe Mihaella Fileva. Pas koncertit të tyre do të ketë një aftër parti me dj në të njëjtën sallë. Ditën e shtunë do të këndojnë Ljubo Kirov dhe Maria Ilieva – një duet i shkëlqyer. Kuptohet, çdo një prej tyre do të prezantoi dhe programin e vet vetjak , por do ti dëgjojmë dhe si duet. Pas interpretimeve të tyre përsëri do të ketë program me dj. Salla është The Grand, në pjesën jugore të Londrës. Është e njohur nga bullgarët këtu, shumë nga interpretuesit bullgarë kanë bërë vizita aty. Tani për tani ka një interes mjaft të madh ndaj festivalit. Mjaft njerëz vijnë nga qytete të tjera të Anglisë – organizohen grupe nga Birmingem, Liverpul, Noriç e tjera. Do të udhëtojnë disa orë, që të mund të arrijnë deri në Londër. Kurse më interesantja është se, ka bullgarë, të cilët udhëtojnë nga Spanja, Austria, Holanda dhe nga vende të tjera. Bile do të vijnë dhe njerëz nga Bullgaria. Duket se kanë vendosur të udhëtojnë gjatë ditëve të festave për Bullgarinë dhe të gërshetojnë udhëtimin me vizitë të koncerteve të mira bullgare. Fillimi i koncerteve është në orën 19:30.

Iva Angeliçeva është nga qyteti Veliko Tërnovo. Ajo na tregon se që në moshën 5 vjeçe ka qenë një pjesë nga studioja vokale “Rumina” në qytetin e saj të lindjes, kurse mjeshtëritë e veta të para organizative i ka fituar përsëri aty – rreth mësueses të vet Rumjana Naçeva. “I jam shumë mirënjohëse zonjës Naçeva, e cila është dhe autore, producent dhe një nga organizatoret e konkursit për pop interpretues të rinj “Jantra e argjendtë” në Tërnovo”, thotë Iva. Si një interpretuese e re ajo është mbajtëse e dekoratave të shumta prej konkurseve në Malta, Itali, Letoni, Rumani, Maqedoni, Moldavi. Katër herë ka fituar një bursë kombëtare të Ministrisë së arsimit dhe të shkencës për fëmijë me një talent të dëshmuar. Shpreson që edicioni i parë i këtij festivali të jetë i suksesshëm dhe të tërheqë vëmendjen e publikut para së gjithësh me interpretuesit e njohur, por dhe me prezantimin e verërave dhe të ushqimeve bullgare. Planifikon të zhvillojë festivalin, duke përfshirë në të muzikë nga të gjitha gjinitë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD