Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Veselin Jançev: “Të shumta janë mësimet e pamësuara nga periudha pas Çlirimit të Bullgarisë”

БНР Новини
Nënshkrimi i Traktatit Paqësor të Shën Stefanit, gravurë
Foto: arkiv

Më 3 mars të vitit 1878 me nënshkrimin e Traktatit Paqësor të Shën Stefanit i dha fund Luftës Ruso-Turke. Kështu pas një pushtimi pesëshekullor osman para bullgarëve u hapën horizonte të reja. Megjithëkëtë sot në shoqërinë bullgare zhvillohen diskutime të ashpra përsa i perkat caktimit të kësaj lufte dhe qëllimeve të Rusisë – vallë a ishin ato pushtuese ose çlirimtare. Mirëpo, ku fshihet e vërteta?

Me këtë pyetje iu drejtuam profesorit Veselin Jançev, udhëheqës i katedrës “Historia e Bullgarisë” në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”.

Tashmë shekullin e dytë që pas përfundimit të kësaj lufte qëndrimi i bullgarëve lëkundet në dy anët e skajshme të çështjes. Prapëseprapë, pavarësisht  nga pozitat e përkohshme dhe koniunkture, për bullgarët kjo luftë do të mbetet çlirimtare, pa përjashtuar faktin, se Perandoria Ruse kishte edhe qëllime të veta. Pozitive është, se interesat e shoqërisë bullgare dhe të Rusisë në atë kohë përputheshin dhe kështu u arrit deri te rimëkëmbja e shtetësisë bullgare.

Përveç planifikimit të operacioneve gjatë Luftës së viteve 1877 – 1878 pak dihet, se Rusia kishte plane paraprake për formimin e administratës dhe për qeverisjen e ardhshme të trojeve të çliruara:

Që në nëntor të vitit 1876 në Rusi u krijua Kancelaria për Qeverisjen Civile të trojeve të çliruara përtej Danubit, të cilat do të shkëputeshin nga Perandoria Osmane. Qëllimi i Rusisë ishte, që aty të formohej një qeverisje ushtarako-civile me pjesëmarrjen e bullgarëve, të cilët duhet të grumbullonin përvojë administrative dhe të merrnin fatin në duart e tyre”, thekson profesori Jançev.

Cilat nga planet e Rusisë për Bullgarinë u realizuan?

Planet e Rusisë ishin me përmasa të mëdha. Që prej shekujsh Rusia kishte dëshirë të impononte kontroll mbi Bosforin dhe Dardanelet, për ndikim në Gadishullin Ballkanik. Ajo kishte interesa globale strategjike, të cilat përputheshin me interesat e bullgarëve. Dokumentet e ushtarakëve dhe Ministrisë së Jashtme Ruse tregojnë, se pas Çlirimit Rusia kërkonte pozita në Bullgari nëpërmjet kontrollit mbi politikën e jashtme dhe ushtrinë. Zhvillimi i brendshëm i Bullgarisë nuk ishte ndër prioritetet strategjike të Perandorisë Ruse.

Ushtritë ruse e kalojnë Danubin te qyteti i Svishtovit, qershor 1877
Si do të zhvilloheshin ngjarjet pa Luftën Ruso-Turke dhe si mendon profesori Jançev, a do të ishte arritshme ideja e Apostullit të Lirisë Vasill Levski vet të fitojmë lirinë?

Ideja e Vasill Levskit, në se duhet të jemi të saktë, nuk ishte, që bullgarët vet të çliroheshin, por të jepnin kontributin e tyre në çlirimin e vet, ose të paktën të asistonin si faktor në caktimin e fatit të tyre. Nuk ka ndonjë shtet ballkanik, i cili vet të fitonte lirinë pa ndihmën e Rusisë ose Fuqive të tjera të Mëdha. Bullgarët nuk ishin në gjendje të mundeshin një perandori, territori i së cilës shtrihej në tri kontinente. Çështja ishte të formoheshin liderë, të cilët pas kësaj, kur vendoseshin fatet e vendit të kishin zërin e tyre. Mirëpo, pikërisht ky nuk ndodhi. Kjo është në thelbin e shumë prej zhvillimeve të mëtejshme. Bullgarët kontribuuan për ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, duke përfshirë edhe Rusinë. Ata ndihmuan edhe në rimëkëmbjen e shtetësisë bullgare. Mirëpo, përfaqësues bullgarë nuk asistuan as në Shën Stefanin, as në Berlin, kur zgjidhej fati i Bullgarisë. Ne iu shpresuam vullnetit të mirë të Fuqive të Mëdha. Çështja bullgare ishte vetëm një pjesë prej krizës lindore të periudhës nga viti 1875 deri në vitin 1878. Në zgjidhjen e saj secila prej Fuqive të Mëdha ndiqte interesat e saja.

Mirëpritja e gjeneralit Gurko në Sofje më 23 dhjetor i 1877-ës. Piktor Dimitër GuxhenovNga zhvillimet e këtyre viteve mund të nxjerrim mësime të vlefshme, të cilët mund të na ndihmojnë edhe sot, është i bindur profesori Jançev:

Nga kjo periudhë ka gjëra të cilat nuk duhet të nënvleftësojmë. E para ishte synimi i bullgarëve të bëheshin pjesë e Evropës së qytetëruar, të transferonin në Bullgari parimet dhe modelet më moderne të shtetësisë, që ekzistuan. E dyta ishte synimi që qeverisja e shtetit të ri bullgar t’i mbështetej parimet e lirisë dhe liberalizmit. E treta ishte krijimi i modelit ekonomi, i cili shpejtë e shpejtë të nxirrte vendin nga prapambetja. Diskutimet vjen të dëshmonin, se në Bullgari kishte burrë të shtetit, të cilët ishin largpamës dhe shikuan dekada përpara në zhvillimin e vendit. Krahas kësaj duhet të kemi parasysh edhe politizimin e fortë të shoqërisë, luftimin e ashpër për pushtet, mohimin e së drejtës së tjetrit të kishte një pozitë të vet, gjë që bllokonte shumë ide pozitive. Luhatjet nga njeri skaj në tjetrin nuk kontribuuan për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ashendent.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD