Viti 2017 do të mbetet në historinë e speleologjisë bullgare me zbulimin e shpellës më të thellë në territorin e Bullgarisë. Vendin e parë tashmë e zuri Kollkina Dupka, ose Vrima Kollkina, e cila gjendet në afërsi të fshatit Zimevica të bashkisë së qytetit Svoge. Thellësia e shpellës është 408.5 metra. Më 1 shkurt speleologët, të cilët zbuluan këtë shpellë njoftuan në sajtin e tyre: “Shpella Rajçova dupka, pra Vrima Rajçova, deri dje ishte shpella më e thellë – 387 metra. Mirëpo, sot ajo u zgjua të habitur, se do të jetë e detyruar t’ia dorëzojë rekordin e thellësisë Shpellës Kollkina Dupka”.
Merita i takon Klubit të Speleologjisë “Pod RëBë”. Megjithëqë ai u bë legjitim në vitin 2007, shumë para kësaj ai vepronte. Klubi nisi nga një miqësie fëmijërore, e cila më vonë bashkoi të rinjtë nga një ide dhe qëllim – me sa kanë mundësi të zhvillojnë speleologjinë si tek ne, ashtu edhe jashtë kufijve të vendit. Për herë të parë klubi e vizitoi shpellën Kollkina Dupka para nja 10 vitesh, kur mati një thellësi nga 85 metra. Dy vjet më vonë speleologët zbuluan një shkëmb pingul, i cili çonte te një pjesë tjetër të panjohur deri atëherë të shpellës. Edhe atëherë ata nuk supozuan se gjatë viteve para syve të tyre do të zbulohen shumë liqene, meandre, dendrariume dhe lumenj. “Një mbretëri të madhe përrallore, përmes së cilës zvarritesh me kujdes që të mos thyesh asgjë” – rrëfejnë speleologët. Sot 408 metra nga shpella janë të regjistruara dhe të vizatuara. Megjithë këtë në sajtin e klubit “Pod RëBë” mund të lexohet, se ka shumë punë për t’u kryer përderisa do të zbulohet fundi i kësaj shpelle.
Të rinjtë nga klubi bënë zbulimin e parë në vitin 2009. Lidhur me këtë Pavlin Dimitrovi tregon:
“Ishim të provokuar nga fakti, se në këtë shpellë ka një rrjedhje të vazhdueshme, e cila mbetet e pandryshuar. Kështu u bindëm, se duhet të punojmë. Pasi dy herë frekuentuam fundin e vjetër të shpellës Kollkina, arritëm të depërtojmë në një meandër të ri, i cili përfundonte me një shkëmb pingul 40-metrash. Pikërisht aty kishte një ngushticë, zgjerimi i së cilës vazhdoi 5 vjet. Pas kësaj ngushtice para syve tona u hap një shpellë të madhe me tre salla, të cilat i emëruam “1 janari”, “2 janari” dhe “Cerovo”.”
Analizimi dhe vizatimi i shpellës Kollkina vazhdoi 8 vjet. Puna ishte jashtëzakonisht e rëndë në kushte jo aq të favorshme – galeri plotë ujë, shkëmbinj pingul, ngushtica. Vetëfinancimi gjithashtu nuk ishte një detyrë e lehtë. Speleologët u janë mirënjohës disa firmave, të cilat subvencionuan një pjesë prej veshjeve, gjë pa e cila shpella edhe më sot do të ishte e paarritshme. Pavarësisht nga vështirësitë Pavlin Dimitrovi thekson:
“Kollkina nuk iu ngjan asnjë shpelle tjetër në botë. Në pjesën e poshtme ka një sallë të sedeftë, në të cilën zbuluam katër sedefe. Krahas kësaj mund të shihen edhe formime prej balte, të cilët i quajtëm “Piramidat e Mellnikut”. Ato përbëjnë një grumbuj të formuara nga uji i cili bie dhe gërryen pak nga pak balta duke formuar ato kone të piramidave.”
Sipas speleologëve të klubit “Pod RëBë” Shpella Kollkina fsheh një potencial, i cili akoma nuk është i hulumtuar plotësisht. Kështu që nuk do të jetë e çuditshme, në se në kohë të afërt do të zbulohet se është edhe më e thellë, se sa mendohet tashti.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: pod-rb.eu
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..