Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kollkina Dupka – një rekord i ri për shpellë më të thellë në Bullgari

БНР Новини

Viti 2017 do të mbetet në historinë e speleologjisë bullgare me zbulimin e shpellës më të thellë në territorin e Bullgarisë. Vendin e parë tashmë e zuri Kollkina Dupka, ose Vrima Kollkina, e cila gjendet në afërsi të fshatit Zimevica të bashkisë së qytetit Svoge. Thellësia e shpellës është 408.5 metra. Më 1 shkurt speleologët, të cilët zbuluan këtë shpellë njoftuan në sajtin e tyre: “Shpella Rajçova dupka, pra Vrima Rajçova, deri dje ishte shpella më e thellë – 387 metra. Mirëpo, sot ajo u zgjua të habitur, se do të jetë e detyruar t’ia dorëzojë rekordin e thellësisë Shpellës Kollkina Dupka”.

Merita i takon Klubit të Speleologjisë “Pod RëBë”. Megjithëqë ai u bë legjitim në vitin 2007, shumë para kësaj ai vepronte. Klubi nisi nga një miqësie fëmijërore, e cila më vonë bashkoi të rinjtë nga një ide dhe qëllim – me sa kanë mundësi të zhvillojnë speleologjinë si tek ne, ashtu edhe jashtë kufijve të vendit. Për herë të parë klubi e vizitoi shpellën Kollkina Dupka para nja 10 vitesh, kur mati një thellësi nga 85 metra. Dy vjet më vonë speleologët zbuluan një shkëmb pingul, i cili çonte te  një pjesë tjetër të panjohur deri atëherë të shpellës. Edhe atëherë ata nuk supozuan se gjatë viteve para syve të tyre do të zbulohen shumë liqene, meandre, dendrariume dhe lumenj. “Një mbretëri të madhe përrallore, përmes së cilës zvarritesh me kujdes që të mos thyesh asgjë” – rrëfejnë speleologët. Sot 408 metra nga shpella janë të regjistruara dhe të vizatuara. Megjithë këtë në sajtin e klubit “Pod RëBë” mund të lexohet, se ka shumë punë për t’u kryer përderisa do të zbulohet fundi i kësaj shpelle.

Të rinjtë nga klubi bënë zbulimin e parë në vitin 2009. Lidhur me këtë Pavlin Dimitrovi tregon:

Ishim të provokuar nga fakti, se në këtë shpellë ka një rrjedhje të vazhdueshme, e cila mbetet e pandryshuar. Kështu u bindëm, se duhet të punojmë. Pasi dy herë frekuentuam fundin e vjetër të shpellës Kollkina, arritëm të depërtojmë në një meandër të ri, i cili përfundonte me një shkëmb pingul 40-metrash. Pikërisht aty kishte një ngushticë, zgjerimi i së cilës vazhdoi 5 vjet. Pas kësaj ngushtice para syve tona u hap një shpellë të madhe me tre salla, të cilat i emëruam “1 janari”, “2 janari” dhe “Cerovo”.

СнимкаAnalizimi dhe vizatimi i shpellës Kollkina vazhdoi 8 vjet. Puna ishte jashtëzakonisht e rëndë në kushte jo aq të favorshme – galeri plotë ujë, shkëmbinj pingul, ngushtica. Vetëfinancimi gjithashtu nuk ishte një detyrë e lehtë. Speleologët u janë mirënjohës disa firmave, të cilat subvencionuan një pjesë prej veshjeve, gjë pa e cila shpella edhe më sot do të ishte e paarritshme. Pavarësisht nga vështirësitë Pavlin Dimitrovi thekson:

Kollkina nuk iu ngjan asnjë shpelle tjetër në botë. Në pjesën e poshtme ka një sallë të sedeftë, në të cilën zbuluam katër sedefe. Krahas kësaj mund të shihen edhe formime prej balte, të cilët i quajtëm “Piramidat e Mellnikut”. Ato përbëjnë një grumbuj të formuara nga uji i cili bie dhe gërryen pak nga pak balta duke formuar ato kone të piramidave.

СнимкаSipas speleologëve të klubit “Pod RëBë” Shpella Kollkina fsheh një potencial, i cili akoma nuk është i hulumtuar plotësisht. Kështu që nuk do të jetë e çuditshme, në se në kohë të afërt do të zbulohet se është edhe më e thellë, se sa mendohet tashti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: pod-rb.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD