Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga vitet e 90-të vëzhgohet një rritje e regjistrimeve të organizatave joqeveritare në Bullgari

Foto: arkiv

Në një konferencë të organizuar nga Programi për Përkrahjen e Organizatave Joqeveritare instituti “Shoqëria e Hapur” prezantoi të dhëna mbresëlënëse për OJQ në Bullgari. Që nga shfaqja e këtyre organizatave në Bullgari në vitet e 90-të të shekullit të kaluar po vëzhgohet një rritje e vazhdueshme е tyre në të gjitha sferat e jetës sonë publike. Kohët e fundit duket se numri i këtyre organizatave ka arritur kulmin e tij dhe çdo vit regjistrohen mesatarisht 800-900 organizata të reja në favor të shoqërisë. Sot në shtet janë regjistruar 15 000  organizata joqeveritare në 900 vendbanime. Rreth një e treta prej të gjithave ndodhen në Sofje. Sferat më të shpeshta, në të cilat ato zhvillojnë veprimtari, janë arsimi, kultura, sporti dhe të drejtat e njeriut. Më i madh është numri i tyre në fushën e sportit. Klubet sportive në Bullgari janë më se 3500. “Shoqëria e Hapur” përpiqet të shpjegojë motivet e njerëzve për regjistrimin e aq shumë organizatave të tilla. Sipas analizatorëve me qëndrim kritik motivet nuk janë “të pastra” dhe lidhen me përfytyrimet për “organizata të pasura, ku paguhet mirë”. Mirëpo statistika reale tregon se bile ato që janë më aktive, kanë shpenzime për më pak se 10 mijë euro për vit. Shpesh shpenzimet janë midis 2,5 dhe 3,5 mijë eurosh. Më shumë janë organizatat e vogla, të cilat nuk mund të paguajnë rroga dhe në 60% të rasteve ato përdorin punë vullnetare. Personat, të cilët punojnë në sektorin joqeveritar janë kryesisht femra , në shumicën e rasteve – me arsim të lartë, të cilat dinë gjuhën angleze. Mirëpo në sfondin e këtij personeli të kualifikuar shpërblimet janë më të ulëta, sesa janë ato në administratën shtetërore apo në sektorin privat. Sipas “Shoqërisë së Hapur” e vërteta është se ekzistojnë mekanizma të ndryshme, të cilat i bëjnë njerëzit që të organizohen dhe proceset në shtet dhe në Evropë tregojnë se ka nevojë për organizata joqeveritare dhe vendime, të lidhura me ndryshime për një shoqëri më të mirë.  Pavarësisht nga kjo 80% të bullgarëve preferojnë të mos marrin pjesë në çfarëdo qoftë forme të pjesëmarrjes – parti, bashkim profesional, vatër të kulturës apo OJQ – janë përfundimet e institutit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..

botuar më 24-07-30 9.23.PD