Pasi për një kohë të gjatë evituan tensionin midis njëra tjetrës rreth krizës me refugjatët, vetëm për një javë Sofja dhe Ankaraja dy herë u konfrontuan mbi temën “zgjedhje”. Më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë protestoi kundër deklaratave të ministrit turk të punës Mehmet Müezzinoğlu, deklarata këto të cilat në Bullgari pranohen si një përkrahje e papranueshme për një parti të caktuar politike dhe për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të vendit. Ministria rikujtoi, se me lejen që shtetas bullgarë të votojnë në territorin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vet pala turke ndaloi të zhvillohet propagandë politike në vend. Një ditë më vonë Ankaraja iu përgjigj me një apel, që Bullgaria t’u japë fund masave për kufizimin e të drejtave politike të pakicave. Sipas Ministrisë së Jashtme Turke kufizimi për hapjen e maksimumit të 35 vendvotimeve në vendet jashtë BE-së ka për qëllim t’u pengohet shtetasve bullgarë në Turqi të votojnë. Kufizimin në fjalë forcat politike në Bullgari e miratuan, pas debateve të ashpra, që vitin e kaluar, por atëherë Ankaraja nuk protestoi. Kjo ndjeshmëri e rritur mbi këtë çështje në momentin e tanishëm nuk iu detyrohet vetëm protestës së Sofjes, por edhe kritikave të ngjashme nga ana e Gjermanisë, e cila deshi të kufizojë agjitacionin politik të përfaqësuesve zyrtarë turq në territorin e saj në lidhje me referendumin në Turqi. Ashpërsia e deklaratave të shkëmbyera devijoi vëmendjen nga disa nuanca, të cilat vjen të sugjerojnë, se tensioni nuk është aq kërcënues. Në protestën e saj Ministria e Jashtme Bullgare i bëri apel Turqisë, që në të ardhmen të mos lejojë shkelje të tilla, kështu që të dy vendet të jenë në gjendje të përqendrohen mbi “tema të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”. Ndryshe kryeministri teknik Ognjan Gerxhikov e caktoi agjitacionin e ministrit turk të punës vetëm si “i pahijshëm”. Kjo zbutje e tonit nuk përbën një refuzim të argumenteve për protestën. Nuk është e rastit, që pas kundërprotestës turke Ministria e Jashtme Bullgare ripohoi pozitën edhe një herë. Mirëpo, kabineti teknik me të drejtë mendon, se në marrëdhëniet dypalëshe ka çështje më të rëndësishme. Është mirë që to të diskutohen me Turqinë nga qeveria, e cila do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve më 26 mars të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..