Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Pllamen Xhurov: Kultura kombëtare muzikore bullgare ka një potencial shumë më të madh

Foto: BGNES

Nuk shikoj ndonjë shkak që krijimtaria kombëtare bullgare të “injorohet”, publiku duhet të ketë mundësi që të dëgjojë krijime bullgare. Më në veçanti gjatë këtij “patriotizmi” tepër tregues i cili paraqitet në shoqërinë tonë – fjalë këto të profesorit Pllamen Xhurov. Kompozitor, pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore në lëndën e dirigjimit dhe të kompozimit, prej afro 30 vjetëve ai është në krye të Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”. Grupi elitar kishte koncert ditën e premte. Ja dhe akoma hollësi të tjera nga profesori Xhurov.

Ditën e premte, në Klubin Qendror Ushtarak prezantuam një program krejtësisht bullgar. Interpretuam një nga krijimet më të vështira bullgare – Simfoninë numër 4 nga Aleksandër Rajçevi. Krijimi është i shkruar posaçërisht për “Solistët e Sofjes”. Në këtë mënyrë festojmë 95 vjetorin nga lindja e kompozitorit. Kemi përfshirë dhe Koncert për dy violina nga Mihaill Petkovi si dhe “Adazhion” e pa harruar të Krasimir Kjurkçijskit. Dua të them se për mua problemi me “injorimin” e krijimtarisë sonë kombëtare është një fakt i mjerë. Tanimë ka partitura të humbura të krijimeve me rëndësi, të tjera janë në një gjendje të keqe. Në qoftë se vërejmë programet e orkestrave të mëdha nëpër botë, do të shikojmë se, vazhdimisht interpretohet muzika e tyre kombëtare, si dhe muzika e shekullit të XX. Gjuha moderne muzikore nuk është vetëm gjuha e muzikës së vallëzimit dhe të formave të shkurtra. Kjo është gjuhë, e cila nuk është elitare. Mund të jetë elitare, për shkak të përpjekjeve të kuptosh gjërat, kërkon një kulturë më të mirë të përgjithshme, por është elitare. Nuk e humbas shpresën se, Bullgaria do të fitojë përsëri të drejtën e vet të mund të flasë me vendet e tjera evropiane si të barabartë në fushën e muzikës. Kemi një potencial më të madh sesa tregojmë. Koncertet tona jashtë shtetit gjithmonë janë të suksesshme, por vite të tëra me radhë jam çuditur mbi shprehje të këtij lloji si: “Si është e mundur në një vend si ky i juaji të ketë një grup të tillë1”. Kësaj unë iu përgjigjem kështu: “Por ju çfarë dini për Bullgarinë dhe për muzikantët bullgarë?”

Le të rikujtojmë se prova e parë të Ansamblit të Dhomës “Solistë të Sofjes” është gjatë nëntorit të vitit 1061. Mblidhen djem të rinj nga Opera e Sofjes. Gjashtë vjet më vonë është koncerti i parë, i cili ka kaluar me një sukses të madh. Përpara ditëve u mbushën 55 vjet nga ky takim i parë me publikun.

Duhet të them se, akoma në vet fillimin vihen themelet profesionale, të cilat detyrojnë dhe prandaj akoma janë të gjalla – thotë akoma profesori Xhurov. – Parimi i punës është si tek kuarteti me tela. Bile në fillim i ka në zhvilluar provat të ndarë në 3 kuartete. Ky synim drejt një përsosmërie të madhe gjatë punimit të gjërave  është i pranishëm dhe tani. Kjo e bën punën me këtë grup të pazëvendësueshme. Punohet me një vëmendje më të madhe ndaj detajeve. Në qoftë se mund të bëjmë një krahasim kjo është si ndryshimi midis grafikës dhe pikturimit me bojëra vaji. Tek ne çdo gjë është sfumato, shprehia është për një qëndrim më finë të muzikantëve dhe të dëgjuesve. Koncerti i parë është me dirigjentin Mihaill Angjallov i cili ka përgatitur programin. Solistë kanë qenë Milena Mollova, Nikolla Gjuzelev, Radka Gaeva. Efekti ka qenë shumë i madh. Zhvillojnë disa koncerte me të njëjtin dirigjent, pas kësaj janë për vizitë tek Konstantin Ilievi, Dobrin Petkov, Vasill Kazanxhiev, i cili bëhet një dirigjent i përhershëm për 16 vjet. Pikërisht profesori Kazanxhiev e fillon këtë punë shumë këmbëngulëse , metodike , nganjëherë dhe shumë torturuese mbi punimin e detajeve. Por, kjo është karakteristike për të gjithë muzikantët, të cilët mbajnë për vetveten. Pas kësaj dirigjent është Emill Tabakovi, për të cilin nuk ka sekrete në muzikë-dhe si dirigjent dhe si kompozitor. Interesantja është se që të tre dirigjentët bazë e kanë lidhur emrin e vet me “Solistët e Sofjes” janë dhe kompozitorë. Nuk kam sqarim se përse kjo është kështu, por është një fakt real. Unë jam trashëgimtarë të traditave shumë serioze, me të vërtetë shumë serioze.”

Përgatiti në shqip: Nataniella Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të arratisem” hap derën e albumit të ri të këngëtares Mihaella Marinova

Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..

botuar më 24-10-09 12.31.MD

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..

botuar më 24-10-08 6.15.PD

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD