Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-03-29 4.04.MD

Снимка
Me afrimin e Pashkëve tregu i kafshëve në qytetin e Bllagoevgradit po gjallërohet. Ofrimi dhe kërkesa e qengjit tradicional për festat janë duke u rritur. Aktualisht kërkohen më shumë gicat. Mirëpo edhe blegtorët të tjerë presin klientë për pulat, gjelat dhe lepujt e rritur prej tyre. Foto: BTA

Снимка
Arti bashkëkohor eksperimental prezantohet në galerinë “Qendra e Artit – Pleven”. Vlerësuesit e këtij arti mund të njihen dhe teknika dhe zhanre të ndryshme, që ofrohen nga krijuesit Sllav Nedev, Simeon Simeonov, Aleksandër Vëllçev dhe Ivo Bistrishki. Foto: BTA

Снимка
Në Plovdiv u hap edicioni i 22-të i Ekspozitës Ndërkombëtare “Natyrë, gjuajtje dhe peshkim”, në të cilën paraqiten kompani të cilat punojnë në sferën e turizmit, kohës së lirë, gjuajtjes dhe peshkimit. Foto: BTA

Снимка
Ekipi i projektit LIFE “Tokë për shqiponjën mbretërore” të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve e gjeti folenë e re të shqiponjave mbretërorë në zonën e mbrojtur nga Natyra 200 “Derventski vëzvishenija”. Në të njëjtën kohë të vitit të kaluar u vëzhgua akoma një çift i ri në këtë rajon. Me zbulimin e fundit numri i këtyre shqiponjave aty rriti deri në tri çifte, njoftuan nga Shoqata. Foto: BGNES

Снимка
Piktori Stefan Georgiev e paraqiti ekspozitën e tij të radhës me piktura me temë “Transformime” në Galerinë “Nesi” në qytetin e Burgasit. Pjesa më e madhe e veprave janë ndikuar nga qëndrimi i tij i gjatë në Greqi, duke frymëzuar nga traditat kulturore vendase, të transformuara përmes syrit të autorit. Në ekspozitë dominojnë figurat e grave në ngjyra të ngrohta. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Me rastin e 140 vjetorit të Çlirimit të Svishtovit nga sundimi osman në qytet u mbajt një shërbim përkujtimor. Në të morën pjesë ushtarakë të Gardës Kombëtare, qytetarë, deputetë, përfaqësues të institucioneve. Foto:..

rinovuar më 17-06-27 3.30.MD

Dita në fotografi

Në Qendrën kulturore “Kazino detare” në qytetin e Burgasit është renditur ekspozita e peshqve ekzotike, koraleve, algave dhe krustaceve nën titull “Bota nëntokësore”. Më 22 akuariume lundrojnë 160 kafshe të ujërave lumore dhe..

rinovuar më 17-06-26 3.45.MD

Dita në fotografi

Banka Popullore Bullgare paraqiti një monedhë të argjendtë përkujtimore me mbulesë të pjesshëm të artë  “Han Tervel” nga seria “Mbretërit mesjetarë bullgarë”. Monedha është me nominal prej 10 leva dhe do të lëshohet në qarkullim më 26..

rinovuar më 17-06-23 3.22.MD