Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bistra Johnson: Ta studiosh të kaluarën e një qyteti – ky është një thriller i vërtetë

Bistra Johnson është bija e arkitektit të njohur bullgar – urbanist Jordan Tangërov (1928 – 2015). Ajo është rritur me projektet dhe arkivat e tij dhe e fillon karrierën e saj si inxhiniere. Më vonë martohet me një anglez dhe banon në Perëndim. Sot shtëpia e saj është në Paris. Gjatë disa viteve të fundit ajo ia kushton kohën e saj shkrimit, kurse libri i saj i fundit është shkruar në anglisht: “Qyteti i cili nuk vjetron: historia e Sofjes” (The City That Does Not Age: The History of Sofia). Libri na ofron një udhëtim kureshtar në historinë e pasur të qytetit të lashtë, i cili ka bërë pjesë në tri perandori: në Perandorinë Rome, në atë Bizantine dhe në atë Osmane.

Çfarë e ka provokuar pasionin e shkrimit te Bistra Johnson? Në fakt impulsi për të shkruar është lidhur me vendlindjen dhe studimet e arkeologut të madh bullgar Georgi Kitov (1943 – 2008) pas vitit 2004.

Kjo ndodhi gjatë zbulimeve të mëdha arkeologjike në Luginën e Mbretërve Trakë. Supozoj se edhe nostalgjia e ka luajtur rolin e vet – na tregon Bistra Johnson. –Isha me të vërtetë shumë e entuziazmuar për zbulimet e zotit Kitov dhe shkrova një tregim të shkurtër me këtë temë. Ai i bëri një përshtypje të madhe të shoqit tim dhe ai më inkurajoi për të shkruar një libër. Kështu lindi “Princesha e Trakisë”, një roman historik me elemente fantastike. Pas kësaj shkrova “Përralla të së ardhmes” – një kronikë fantastike shkencore dhe “Sekretet e luginës së Loarës” – historinë e luginës së lumit të madh në epokën e Rilindjes.

Është interesante ideja e librit më të ri të autores, një vepër kushtuar Sofjes së lashtë.

Qyteti, i cili nuk vjetron: historia e Sofjes” ishte menduar si një projekt i përbashkët midis meje dhe atit tim. Unë disponoja një akses të madh tek arkivat e tij, kurse ai nga ana e vet duhej të shkruante atë pjesë të librit kushtuar godinave emblematike të kryeqytetit. Për fat të keq ai u largua nga jeta para dy vitesh dhe unë duhej ta mbaroja projektin vetë. Ky nuk është manual, teksti është shumë i lexueshëm dhe i është drejtuar auditorit të gjerë. Libri nuk na ofron mësime, por më tepër ka qëllim të provokojë kureshtjen dhe ta nxisë lexuesin për të zbuluar gjëra të reja lidhur me këtë temë. Të studiosh të kaluarën e një qyteti është si një hetim, të provokon si një thriller! Gjatë punës sime mbi libër u njoha me shumë fakte të panjohura dhe shumë interesante. Për shembull, mund ta përmend panegjiriken kushtuar gjeneralit romak, pas kësaj perandor Anthemius, i cili triumfoi në betejën kundër hunëve, të barrikaduar prapa mureve të Serdikës (Sofja e sotme) gjatë dimrit të vitit 466-67. Poeti, i cili e ka krijuar veprën, është Sidonius Apollinaris, i cili më vonë u shpall shenjtor. Në qëllimin e tij për ta lajkatuar patronin, ai e lavdëron betejën, e cila ndryshe nuk do t’u bënte përshtypje historianëve. Mund të përmend edhe përshtypjet e të huajve, të cilët e kanë vizituar qytetin tonë – ato shpeshherë janë subjektive dhe kontradiktore, por gjithmonë janë interesante dhe na paraqitin një pikëpamje të ndryshme. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për zyrtarin e lartë Grigorij Antioh nga Bizanti, i cili në një letër ankohet nga vështirësitë e tij në Serdikë, kurse pas kësaj shënon se i vjen keq për atë që ka shkruar, ose për aristokraten Lady Montagu, e cila ka shkruar një tregim erotik për vizitën e saj në një hamam vendas në vitin 1717 dhe ndoshta e ka frymëzuar piktorin francez Engër për ta shkruar kryeveprën e tij  “Banja turke”, ose për fisnikun francez, i cili ka qenë në Sofje në vitin 1782 dhe ndër të tjera ka shkruar në memoaret e veta se shfaqja e vetme e koketerisë së vajzave bullgare është t’i krehin flokët e tyre, që janë të gjata që deri në këmbë.

Sot shpeshherë mendojmë për qytetet si destinime turistike – edhe sa i përket Sofjes është kështu. Kohët e fundit kryeqyteti bullgar fiton popullaritet ndër turistët, por del se ende tepër pak dihet për të dhe sidomos për të kaluarën e saj të pasur.

Ky është problemi – nuk ka mjaftë letërsi mbi këtë temë, ka udhërrëfyese, por njerëzit shpesh më drejtojnë pyetje. Ja përse mendoj se libri do të jetë në dobi, sepse lexohet shumë lehtë dhe ofron rakurse interesante. Para pak kohe lexova të dhëna interesante statistikore, sipas të cilave Sofja është një prej qyteteve më të lira jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Mirëpo, për mendimin tim qyteti ynë mund të ofrojë më shumë se birrë dhe hamburgerë të lirë” – thotë në përfundim shkrimtarja Bistra Johnson.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD