Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Suzanna Klintcharova: Detyra jonë është jo vetëm ta ekzekutojmë muzikën në një mënyrë sa më virtuoze, por edhe t’i frymëzojmë kompozitorët

Foto: uniart.bg

“Harpa – burimi i frymëzimit” – kështu titullohet seria e klasave të mjeshtrit të prof. Suzanna Klintcharova, të cilat zhvillohen në Universitetin e Ri Bullgar tashmë disa vjet. Për qindra nxënësit e saj ajo është një burim i pashtershëm i frymëzimit – si interpretuese dhe si studiuese e palodhshme e letërsisë muzikore për harpën. Prof. Klintcharova është ndër muzikantët më të njohur bullgarë. Që prej dekadash ajo jep koncerte dhe bën incizime. Që nga viti 1990 e këtej është profesoreshë e harpës në Paris, zhvillon rregullisht klasa mjeshtri në Nju Jork dhe Sofje. Ka qenë soliste në Tokyo Metropolitan Symphony, në Orkestrën Kombëtare të Belgjikës, Filarmoninë e Sofjes, San Francisco Chamber Simphony dhe një sërë formacionesh të njohura për orkestër. Nuk janë pak skenat prestigjioze, në të cilat ajo ka pasur shfaqje në SHBA, Japoni, Francë, Belgjikë etj.

Suzanna Klintcharova ka lindur në familjen e piktorit Evgeni Klinçarov dhe të pianistes Vera Panova. “Isha kaq e torturuar nga dëshira ime për të luajtur në piano se në vend që të dua të më tregojnë përralla në mbrëmje unë preferoja që nëna ime të më ekzekutonte disa prej pjesëve të mia të dashura” – na tregon muzikantja. Ajo filloi të merret me piano që në moshën 5 vjeçe, por në moshën 12 ishte detyruar të hiqte dorë nga pianoja për shkak të problemit që kishte me duart. Ajo duhej të merrte me ndonjë vegël tjetër muzikore, ose të hiqte dorë nga muzika si profesion. Që gjatë takimit të saj të parë me harpën ajo u magjeps. Ja se çfarë tjetër na tregoi prof. Klintcharova për mësuesit e saj:

U dashurova me harpën me shikim të parë. Përvoja e grumbulluar me pianon më ndihmoi shumë, por teknika e harpës është shumë e vështirë. Shansi im i madh ishte pjesëmarrja ime në klasën e Susanna Meldonian, e cila jepte mësime në Konservatorin e Brukselit Brussels Royal Conservatory. Ajo ishte një prej kapaciteteve të pakta në mësimin e përballimit të vështirësive teknike. Nën udhëheqjen e saj arrita një përparim të madh. Ajo më rekomandoi para Pierre Jamet, nën udhëheqjen e të cilit vetë ajo ka specializuar në degën e muzikës franceze. Ai ishte lidhja e gjallë me gjigantët në artin e harpës Ravel Debjusi, Fore, Kaple. Ai është zhvilluar si muzikant nën ndikimin e tyre, duke ekzekutuar vepra të tyre nën udhëzimet e tyre të drejtpërdrejta. Pierre Jamet ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, ai e mbante me veten atmosferën e kësaj epoke. Vetë ai ishte mësues i Alphonse Hasselmans, i cili ka kontribuuar shumë për zhvillimin e harpës si instrument solo. Le të rikujtojmë se Sen Sans, Fore dhe kompozitorë të tjerë krijojnë vepra posaçërisht për të dhe klasën e tij.

Duke e vazhduar lidhjen mësues-nxënës prof. Suzanna Klintcharova i njeh nxënësit e saj me idenë se detyra e tyre nuk është vetëm të mund ta ekzekutojnë muzikën si virtuozë, por edhe t’i frymëzojnë kompozitorët për të krijuar vepra të reja.

Për instrumentin tonë kjo është një detyrë shumë e rëndësishme – t’i inkurajojmë krijuesit. Harpa i ka specifikat e saj teknike, të cilat i kufizojnë krijuesit në kompozim. Nganjëherë, që të bëjë gjest ndaj ndonjë miku të vet, që është kompozitor, harpisti mund të dëmtojë duart dhe këmbët e veta, që ta ekzekutojë mirë pjesën. Mirëpo, që të bëhet një vepër pjesë e repertorit, ajo duhet të jetë kompozuar në një mënyrë të mirë. Kjo është pjesë e vizionit tim në punën time me studentët. Para 6-7 vitesh prof. Bogdanov më propozoi të kryesoj klasa mjeshtri në Universitetin e Ri Bullgar. Gjithmonë kemi të paktën një pjesë të një kompozitori bashkëkohor, mbi të cilën punojmë. Në këtë universitet ka të ngjarë që në klasat e mjeshtrit të përfshihen specialitete të ndryshme – teatri, artet e bukura, kinemaja, madje Fakulteti i Politologjisë u bashkua me projektin tonë të fundit. Është shumë bukur që harpistët e rinj të kuptojnë se nuk janë të vetëm në skenë dhe se të gjithë duhet të komunikojnë në skenë.

Gjatë disa viteve të fundit prof. Suzanna Klintcharova i ka përqendruar koncertet e saj në SHBA, Francë dhe Bullgari. Preferon të incizojë pjesë solo dhe muzikë dhome. Një vend të posaçëm në repertorin e saj zënë veprat e kompozitorëve bullgarë. Shumë prej tyre janë kompozuar posaçërisht për prof. Klintcharova. Ndër to ka vepra të Llazar Nikollovit, Ilia Ilievit, Vasill Kazanxhievit, Ljubomir Denevit, Cenko Minkinit, Aleksandër Kandovit, Georgi Arnaudovit.

"Për fat të keq një jetë nuk mjafton që të interpretojë njeriu gjithçka që do të dëshironte" – thotë në përfundim prof. Suzanna Klintcharova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Karamitev: Fyelli bullgar është më i pasuri me ornamente – përmes tij flet shpirti i madh i popullit tonë

"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..

botuar më 24-07-14 11.05.PD
Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD