Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari që prej një jave hyrën në histori dhe tashmë zhvillohen diskutime rreth formimit të qeverisë së re. Ndërsa mosmarrëveshjet rreth votës së të shpërngulurve bullgarë në Turqi vazhdojnë. Bashkimi DOST (Demokratë për përgjegjësi, liri, tolerancë) i cili u shkëput nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe nuk arriti të hyjë në parlament tha, se do të hapë një proces kundër Bullgarisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sepse me bllokadat në pikat kufitare me Turqinë formacionet nacionaliste iu penguan mijëra të shpërngulurve bullgarë në shtetin fqinj të ushtrojnë të drejtën e votimit në Bullgari. Qeveria nuk mohoi tezën, se në kufirin kishte protesta, por nuk pranoi, se kishte bllokada faktike. Kryeministri Ognjan Gerxhikov mbrojti kërkesën, që zgjedhësit vet të plotësojnë deklaratat për votim duke kujtuar, se çdo votues patjetër duhet të di gjuhën zyrtare në Bullgari. Kësaj teze lideri i DOST-it Ljutvi Mestan iu përgjigj, se Komisioni Qendror Zgjedhor bëri krim, duke vendosur një cens arsimor për shkrim dhe akuzoi kryeministrin në obskurantizëm. Me kërkesë të bashkimit “Rrjeti protestë”, jo të DOST-it, prokuroria filloi një kontrollim paraprak të tre kandidatë deputetëve për shkak të protestave në kufi para zgjedhjeve. Pësuan njoftime kontradiktore, se qindra të shpërngulur nga rajoni i qytetit Kërxhali u mashtruan, se udhëtimi i tyre deri në Bullgari për zgjedhjet do të jetë falas. Një sajt vendor dhe disa të përditshme shkruan, se kur mësuan, se duhet të paguajnë biletat për kthim në Bursa, Izmir dhe Stamboll, ata akuzuan bashkimin DOST, se ka dhënë premtime të rreme. DOST-i mohon se i pagoi shpenzimet e transportit të të shpërngulurve, por një firmë transportuese shpalli me shkrim, se “procedurat për udhëtimin falas tashmë përfunduan”. Prokuroria nuk ka filluar një kontrollim të këtij kazusi, tani për tani, dhe nuk dihet a do të vendosë të bëjë. Mirëpo te opinioni shoqëror mbetet ndjenja e bezdisshme, se transport falas kishte, dhe ja përse kishte edhe manipulim ose blerje të votave në dobi të një partie. Të gjithë këtij pështjellimi iu shtua lajmi, se Shoqata për Kulturë dhe Bashkëpunim të Turqve Bullgarë “Bulltjurk” në Stamboll ka ndërmend të insistojë para pushtetarëve në Turqi të kërkojnë përgjegjësi nga bashkimi DOST për shkak të mossuksesit në zgjedhjet në Bullgari. Sipas kryetarit të shoqatës, “me deklaratat, se kanë ndikim në Bullgari dhe se patjetër do të hyjnë në parlamentin bullgar, nga DOST-i gënjyen një sërë politikanësh dhe institucionesh turke të cilët në mënyrë direkte ose indirekte i përkrahën”. Grindje rreth votës së të shpërngulurve në Turqi kishte edhe para kësaj. Mirëpo, kësaj here ata shkaktuan tension jo vetëm midis forcave politike, por edhe midis dy shteteve, ndërkaq në kushtet e situatës delikate paraelektorale në Bullgari dhe të tensionit rreth referendumit në Turqi. Në opinionin shoqëror bullgar po formohet bindja, se është e domosdoshme që në mënyrë më precize të rregullohet me ligj vota e bullgarëve jashtë kufijve, sepse problemet e sotme nesër mund të multiplikohen edhe në shtete të tjera.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..