Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Dafinës – me aromën e zgjimit pranveror

БНР Новини
Foto: BGNES

Çdo pranverë, një javë përpara Pashkës, të krishterët festojnë Hyrjen e Zotit në Jerusalem, e cila i përgatit besimtarët për ngjarjen e madhe – Pashka. Në Bullgari ajo është e njohur akoma dhe si Vrëbnica ose Dita e Dafinës – festa e luleve dhe të zanafillës së jetës së re. Festohet në çdo shtëpi, më në veçanti nga njerëzit me emra të luleve, të pemëve dhe të çdo gjëje në lidhje me to. Kurse emrat bullgare me aromën e një ere pranverore janë më shumë se 100, prandaj dhe dita është e rrethuar me një festim të veçantë.

Herët në mëngjes të rinj e të moshuar shkojnë në kishë me lule aromatike në dorë, borzilok dhe degë shelgu, me të cilat të zbukurojnë ikonat e Krishtit dhe të nënës së Zotit. Pas liturgjisë së shenjtë hyjnore që të gjithë shpien në shtëpi degë shelgu të bekuar, për shëndet dhe bekim. Kishat bullgare janë të përmbushura me qindra të krishterë, të cilët kanë ardhur të nderojnë festën e ndritshme. Gjendja e ngritur shpirtërore me të vërtetë është e përgjithshme, sepse jo vetëm besimtarët marrin pjesë në kremtimin e kësaj feste të krishterë. Ajo i tërheq të gjithë me emocionin e vet dhe me fillimet e pranverës, rrezet e ngrohta të diellit, lulet e bukura, të cilat mbulojnë parqet dhe kopshtet me nuancat e veta të buta e të freskëta.

Në traditën e krishterë kremtimi i Hyrjes së Zotit në Jerusalem rikujton për festën e fillimit Hyjnor, por po kështu dhe për rrugët jo të lehta të cilat çojnë drejt tij. Në vet thelbin e vet, ajo është e lidhur dhe me ngjarjet më të largëta historike, kur Makabenjt e spastrojnë kishën e Jerusalemit nga idhujtaria. Duke e ruajtur kujtimin nga kjo ngjarje e rëndësishme për judaizmin, njerëzit e kanë përshëndetur Krishtin me shpresën se, ai do t’i lirojë nga romakët, ashtu si dikur Makabenjt i kanë liruar paraardhësit e vet nga sundimi grek. Ata e kanë përshëndetur me degë palme dhe “Osanna!”, sepse kanë parë kryerjen e profecisë, se Mbreti i judëve do të vijë, që të “shpallë paqe për popujt”. Pasi Krishti nuk i ka shpënë drejt kryengritjes, ata janë larguar prej tij.

Ky është një shembull i shkëlqyer për faktin sesi ne, shpesh i presim njerëzit me pritje të mëdha, të verbuar nga emocionet e tepërta, në ngjashmëri me njerëzit, të cilët e kanë pritur Shpëtimtarin me brohoritje të gëzueshme, kurse pas kësaj e kanë qortuar.

Sot, pjesa më e madhe e njerëzve, të cilët i vizitojnë kishat në masë tek ne, në Festat e Mëdha i lidhin traditat ortodokse dhe me lutje për një shëndet të mirë dhe mirëqenie. Gjatë festave rreth kishave mbretëron një gjallëri, shiten qirinj, lule dhe çdo lloj suvenire të tjerë, kurse vajtja në kishë sikur mbetet në një plan të pasmë. Në lidhje me këtë kuptimi i thellë i dëbimit të tregtarëve nga kisha është një shembull për këtë sesi njerëzit duhet të shkëputen nga gjërat tokësore, kur i përkushtohen anës shpirtërore.

Prandaj Kisha na fton në shtëpinë e Zotit të harrojmë të gjitha shqetësimet dhe përkujdeset tona tokësore si dhe vuajtjet, që të mund të rikujtojmë sesi në ditët përpara Pashkës, Krishti shpërndau dhe bekoi bukën dhe verën, kurse pas kësaj të ndërmarrë rrugën drejt Golgotës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD