Bai Hazim (Xha Hazim)-Pylltari – kështu e quajnë atë njerëzit në shenjë respekti për punën e tij 30-vjeçare, kushtuar pyllit. “Për mua ai është tërë jeta ime – pohon ai. – Çdo mëngjes hyj brenda tij si një mjek, duke vëzhguar çdo një dru për dëmtues dhe sëmundje. Pastaj raportoj në Pylltari. Për 30 vjet kam mbjellë shumë fidanë dhe sot, kur kaloj afër pyllit të mbjellë nga unë, emocionohem shumë. E njoh çdo një dru, çdo një shteg. Në rajonin e fshatit Ljuljakovo ka pyje lisi, ahu dhe më pak pyje me pisha. Unë mendoj se pyjet e ahut duhet të rinovohen vazhdimisht – d.m.th. vazhdimisht të mbjellim fidanë të rinj. Atëherë ata bëhen më të qëndrueshëm dhe më të fortë. Kjo kërkon shumë kohë dhe mundime”. Ne nga Radio Bullgaria e përshëndesim Bai Hazim me rast të Javës së Pyjeve. Transmetojmë dhe mesazhin e tij: “E doni pyllin bullgar, krenohuni me të, siç unë krenohem me këtë se e shërben atë”.
Përveç për pyjet, Bai Hazim kujdeset edhe për disa pemishte. U takuam me të në një prej tyre – plot me pemë të çelur me ngjyrë të bardhë. Falë subvencioneve evropiane, me të cilat ai ka blerë teknikën e domosdoshme dhe fidanë, ai bashkë me familjen e tij kujdeset për 15 dynymë me qershi dhe 12 dynymë me kumbulla. Kur e pyes atë për gjendjen e pemëve pas dimrit të gjatë dhe të ftohtë, ai më shpjegon se pas dimrit s’ka dëme në pemishtet e tij, mirëpo tani jemi në periudhën më të vështirë për secilin pemëtar – stinën e brymave pranverore. Për këtë arsye Bai Hazim akoma në dimër ka grumbulluar kashtë të lagur nën secilën pemë të tij. Dhe netët pa re, kur pritet brymë, kashta ndizet. Kështu në sajë të tymit evitohen dëmet të pemëve. Fidanët e qershive janë të llojit “Van”. Bai Hazim e pëlqen këtë lloj sepse qershitë mund të hahen menjëherë dhe kanë një pamje të mirë tregtare.
Ndoshta Bai Hazim gjithashtu ka probleme ne shitjen e frutave të prodhuara. E pyes për këtë. Mirëpo sipas tij kjo është gjëja më e lehtë. Fshati Ljuljakovo ndodhet afër bregut të Detit të Zi dhe në fillim të sezonit turistik ai i shes të gjitha frutat me çmime mjaft të mira. Ai krenohet edhe me kumbullat e tij, për të cilat kujdeset tashmë 8 vjet.
“Kumbullat kërkojnë më pak kujdese në krahasim me qershitë. Nuk ka nevojë për aq shumë punë. Dhe tërë vjelja realizohet në fshat – njerëzit blejnë frutat për komposto, marmelatë, apo raki. Në fund të gushtit shes të gjitha frutat”. Sipas tij njerëzit që dëshirojnë të merren me këtë punë duhet të dinë, se me mbjelljen e pemëve nuk mbaron puna. Atëherë fillon më e vështira – lëvrimi i tokës, kontrollimi i insekteve, krasitja në kohën e duhur, pllenimi, mbrojtja nga ngricat dhe reshjet.”
Në fund të takimit tonë Bai Hazim na fton përsëri të kthehemi në Ljuljakovo në qershor për të provuar qershitë e tij. E më vonë, në gusht, para pushimeve tona bregdetare – përsëri. Atëherë do të provojmë kumbullat e ëmbla, të cilat janë një dhuratë e paçmueshme e kësaj pjese të shtetit tonë, afër qyteteve Shumen dhe Ajtos.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
“Kohët e fundit kemi filluar të mësohemi me ndryshimin e shpeshtë të qeverive dhe parlamenteve, por në kohën e sotme të krizave, luftërave dhe pasigurive, nuk mund të lejojmë të mësohemi me neglizhencën e ushtrisë bullgare, ku proceset e..
E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për 144 vjet. Me lejen e Sulltan Abdul Hamidit II dhe me bashkëpunimin e valiut të Edrenesë Reuf..
“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të forcojë mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Presidenti në..
Në konkurrencën e mbi 35 ekipeve nga e gjithë bota, ekipi i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” fitoi vendin e parë në konkursin më të madh..
Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në..
120 shkencëtarë nga Bullgaria dhe 10 vende të botës marrin pjesë në një festival që mbahet nga 9 deri më 12 maj në Tech Park të Sofjes. Organizatorët..