Një ekspozitë interesante dhe plotë mesazhe mund të shihet në galerinë e kryeqytetit “Nuanca”. Autori i saj – doc. Kirill Mateev nga Akademia Kombëtare e Arteve Figurative e ka vënë titullin “...në rrugë”. Atje janë grumbulluar skulptura dhe piktura. Ai nënvizon se emri i ekspozitës është i rastit, megjithëse vetë ai e pëlqen shumë romanin e Keruakut me emrin e njëjtë. “Në rrugë” në fakt është një emër shumë i përshtatshëm, sepse shihet rruga e veprës që nga vetë fillimi deri në realizimin e saj përfundimtar plastik. Pranë çdo një vepre të skulpturës është aplikuar edhe projekti i saj grafik. Është interesante se piktura dhe plastika nuk janë identike për nga atmosfera dhe ndikimi dhe se çdo një prej tyre e ka “nuancën” e vet. Piktori shënon se ekspozita e tij është më tepër retrospektivë е asaj që e ka përjetuar autori në rrugën e tij krijuese. Gjatë viteve ka kaluar përmes temave dhe subjekteve të ndryshme. Mirëpo, ai shton me buzëqeshje se vepra e tij më e bukur është biri i tij:
“Mua gjithmonë më ka interesuar njeriu – shënon Kirill Mateev. – Ai ka qenë gjëja më e rëndësishme në veprat e mia. Mirëpo, nuk ka nevojë që trupi i njeriut të paraqitet në mënyrë absolutisht realiste, sepse shpirti është diçka më e thellë dhe shpeshherë kjo që ne e shohim si pamje të jashtme nuk i përgjigjet pamjes së brendshme. Kam bërë plastika më të ndryshme, si dhe gjëra më abstrakte, të cilët janë më pak. Thjeshtë atëherë kam ndier domosdoshmëri për t’i bërë dhe prandaj i kam bërë. Mirëpo, pak ose shumë, çdo një plastikë abstrakte e ka fillimin e vet te proporcionet dhe te gjerat, të cilët i inspiron figura e njeriut.”
Veprat në ekspozitë janë me temë biblike, por ajo është më e ndryshme për shkak të interpretimit të autorit – interpretim personal dhe nganjëherë i çuditshëm. Kështu për shembull piktori është duke menduar mbi problemin e mëkatit të Judës. Ai e ka dorëzuar Jisu Krishtin por kjo tradhti është parashikuar, që të mund të vuajë Biri i Zotit që t’i shlyejë gabimet e njerëzimit.
Cili është kuptimi i veprave të autorit?
“Duke e paraqitur kryqin kam menduar se megjithë përpjekjet e një njeriu për t’i bashkuar njerëzit në një fe, kryqi ndoshta është një kufi, një mjedis kufitar për shoqëritë në botë. Kam menduar edhe për fenë në përgjithësi – me sa ajo i bashkon dhe i ndan njerëzit. Kam menduar edhe për dyshimin. Në qoftë se nuk dyshojmë nuk do të kuptojmë asgjë. Çfarë është e vërteta? Kam menduar edhe për vonimin, për rikthimin e vonshëm të djalit plëngprishës, nëse ky rikthim është shumë i vonuar apo jo. Unë personalisht e përjetova këtë, kur babai im vdiq. Dhe atëherë kuptova se sa gjëra nuk i kam thënë. Prandaj në një prej veprave të ekspozitës “Rikthimi” karrigia është e zbrazët, nuk e ka prindin.”
Çfarë u thotë Kirill Mateevi studentëve të tij?
“U them vazhdimisht se njeriu duhet të dëshirojë shumë një gjë, që ta arrijë dhe në qoftë se njeriu sakrifikon diçka në emrin e ëndrrave të tij, herët ose vonë kjo do t’i paguhet. Njeriu i cili e ka filluar rrugën e artistit, të piktorit, do të arrijë suksese, në qoftë se është këmbëngulës. Gjithmonë u citoj studentëve të mi një proverb kinez: kur njeriu e shndërron hobby-n e vet në profesion, nuk do të ketë asnjë ditë pune në jetën e tij.”
Pse për artistin është me rëndësi që në veprën e tij të mos është thënë gjithçka? Sepse kjo është si në dashuri – thotë ai. Në qoftë se i themi një njeriu “të dua” do të jetë shumë e mërzitshme. Mirëpo, në qoftë se bëjmë ndonjë gjest, që ta kuptojë ai për ndjenjat tona, atëherë do të ishte më bukur. Ka dhe diçka tjetër – Kirill Mateev ëndërron për të krijuar një seri plastikash prej druri.
Do të shtojmë se veprat e tij janë të pranishme në galeritë e mëdha në vend, dhe në koleksionet private të një sërë vendesh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..