Valeri Dimçev është një virtuoz i njohur i tamburasë, kompozitor i afirmuar dhe përpunues i muzikës. Njihet me prirjen e tij ndaj leximit modern të folklorit. Profesionalizmi i tij ndryshon përfytyrimet për mundësitë teknike të kësaj vegle të vjetër muzikore, ndërsa idetë interesante tërheqin vëmendjen. Ai zotëron stilin origjinal t’i bjerë tamburasë së krahinës së malit Pirin. Mirëpo, me kalimin e viteve depërton në një mjedis jo aq karakteristik për këtë vegël muzikore.
Kohët e fundit Valeri Dimçev incizoi projektin e tij për tambura dhe piano, për të cilin sjell më shumë hollësi:
“Brezi im avancoi shumë shpejtë si instrumentistë. Ishim nxënës në klasën e 10-të dhe 11-të në Shkollën Muzikore në fshatin Shiroka Llëka, kur filluam të kërkojmë sfida të reja. Vjen një moment kur muzikanti duhet të gjejë stilin e vet individual. Që kur isha nxënës fillova të kërkoj veten me dëshirën që çdo arritje të jetë më e madhe dhe më e mirë se sa e mëparshmja. Kështu arrita deri te muzika dasmore dhe xhazi. Në atë kohë e pëlqeva muzikantë si Xhon Maklaflin, Pako de Lusija dhe triot dhe kuartetet e tyre. Për mua kjo ishte si një dritare drejt botës. Ndjeva se tamburaja ishte pak ose shumë e neglizhuar në krahasim me veglat e tjera muzikore. Mirëpo, ajo ka vlerën e saj dhe mundësitë e veta teknike. Bëra përpjekje për të zgjeruar përfytyrimet për këtë vegël muzikore. Pas aq shumë vitesh shikoj, se muzikantët e rinj po ecën në po këtë rrugë. Ndoshta nuk bëra gabim dhe gjeta rrugën e drejtë. Për formimin e trios “Valeri Dimçev” me rëndësi ishte takimi im me muzikantin Anton Apostollov. Ai ishte kitaristi i trios. Ishte një muzikant i përsosur në xhaz dhe flamengo. Ai mësoi shumë prej meje për muzikën popullore, ndërsa më hapi sytë për stile të tjera muzikore dhe për mënyra të ndryshme të interpretimit. Incizuam dy disqe “Tamburaja bullgare” në Amerikë dhe në Kanada.”
Përsa i përket projektit më të ri Valeri Dimçev rrëfen:
“Për mua ishte një sfidë të kompozoj muzikë për tambura dhe piano. Deri tashti krijova muzikë për orkestër popullor, për grupe të vogla, për solo, por në një moment vendosa të gërshetojë tingëllimin e tamburasë me të të pianos. Kur njeriu avancon në profesion vjen një moment, kur është mirë t’u transmetojë të tjerëve dituritë e veta. Prandaj vendosa të botoj notat për ata, të cilën dëshirojnë të formojnë një duet të ngjashëm. Projekti, për të cilin bëhet fjalë titullohet “Muzikë për tambura” dhe shoqërohet me një kompaktdisk. Pjesët i incizova me pianisten Milena Tomanova. Në disa prej tyre dëgjohet edhe fyelltari Nedjallko Nedjallkov dhe trumbetari Vencisllav Bllagoev. Kompozoj muzikë edhe për filma dokumentarë, gjë që për mua është një punë shumë interesante dhe vitet e fundit një pjesë e madhe prej kohës i kushtoj kësaj veprimtarie.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..
Në fund të vitit 2024, dy muaj pas “Këngë për të”, Papi Hans prezantoi projektin e tij të radhës, të ngarkuar me shumë emocione – “Parkingu”. Kënga tashmë është ndër hitet e preferuara të fansave të tij nga albumi i ri i artistit “Ngjyrat e..
Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në..
Edhe pse populli bullgar e nderon Apostullin e Lirisë Vasill Levski si shenjtor, nuk ka shumë këngë popullore kushtuar atij. Sot ju ofrojmë një..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..