Zoti e ka krijuar botën të shumëllojshme dhe vetëm nga ne varet nëse do ta shohim krijesën e tij me sytë e një zbuluesi të vërtetë, ose do t’u besojmë etiketave, të cilët ndokush i ka vënë para nesh.
Në vigjilje të një Krishtlindjeje në një laborator francez ndriçoi një Pemë e Vitit të Ri. Ajo nuk e mbushi me solemnitet mjedisin steril, por megjithëse ishte e madhe sa një pjatë e vogël, historia e saj u përhap në mbarë botën nga shkencëtarët, kurse imazhi i saj simpatik u shndërrua në një simbol të dashur të Krishtlindjeve. Pas kësaj ndodhën shumë gjëra, por le të përmendim më parë fjalët më të rëndësishme – baktere të gjalla, mjedis ushqimor, “petri”, “joze”, që të mund të na tregojë protagonistja jonë Rosica Tashkova përrallën, në të cilën “të këqijtë” nuk na vrasin gjithmonë, madje nganjëherë krijojnë bukuri.
“Para dy vitesh punoja në një laborator në Francë mbi punën e diplomës për master në degën e mikrobiologjisë – filloi tregimin e vet Rosica Tashkova. – Dhe meqenëse nuk isha në një ekip të madh, nganjëherë mërzitesha. Ndoshta për këtë shkak merresha me projekte të vogla sekrete eksperimentale prapa kurrizit të profesorit tim, thjeshtë që të dëfrehem. Pas kësaj i paraqitja para kolegëve të mi. Njëri prej këtyre projekteve ishte lidhur me pikturimin me mikroorganizma të një Peme të Vitit të Ri në një petri (diçka si pjatë e vogël) në mjedisin ushqimor.”
Në vend që t’i hedhë këto pjata plot mikroorganizma në forma dhe me ngjyra më të ndryshme, Rosica filloi ta ngrohë “joze-n” (një vrimë e vogël prej teli me dorezë) dhe filloi të krijonte veprat e saj. Kështu aktinomicetet u shndërruan në flokë bore, kurse baciluset e ndryshme në trung, degë të Pemës së Vitit të Ri, lodra për Krishtlindjet.
“Që të pikturohet diçka e bukur në mjedisin ushqimor, duhet të jeni në dijeni të karakteristikave të mikroorganizmave, të cilat do të përdoren – na shpjegoi Rosica Tashkova. – Llojet e veçanta të mikroorganizmave kanë nevojë për një mjedis më të ndryshëm dhe një temperaturë më të ndryshme të kultivimit, që të rriten. Përveç kësaj ato ngjyrosen në një mënyrë të ndryshme, domethënë ngjyrat gjithashtu janë rezultat i ndikimit mes mikroorganizmave dhe mjedisit. Mirëpo, nganjëherë ndonjë lloj bëhet antagonist i një lloji tjetër, duke e vështirësuar rritjen e tij dhe ka të ngjarë që ndonjë prej ngjyrave të tij të mos shihet aspak në pikturë. Në fakt, më interesantja është se piktori nuk e sheh veprën e vet në procesin e pikturimit, sepse në vetë mjedisin mbeten vetëm vija të zbehta nga e ashtuquajtura “joze”. Thënë me fjalë të tjera – piktori nuk i sheh ngjyrat, si piktori i vërtetë. Në fakt piktura gjallërohet pas disa ditësh.”
Pasi Pema e vogël e Vitit të Ri e Rosicës u gjallërua ajo i dërgoi një fotografi Shoqërisë Amerikane të Mikrobiologjisë (ASM), kurse ajo nga ana e vet e publikoi në faqen e saj në Facebook. “Numri i njerëzve, të cilët e pëlqyen dhe i komenteve është pa precedent deri tani në historinë e publikimeve të ASM”, thotë ajo. E frymëzuar nga piktura e bullgares, organizata tashmë tre vjet me radhë zhvillon një konkurs ndërkombëtar për pikturë me mikroorganizma mbi petri. Kurse revista “Shkenca bullgare” është në vigjilje të konkursit të saj të dytë. Me këtë konkurs shkencëtarët bullgarë duan të tregojnë se mikrobiologjia gjithashtu është formë arti.
“Sepse ka nevojë për dituri të hollësishme – shkencore dhe praktike, dhe për ndonjë ndjenjë estetike – beson Rosica Tashkova. – Gjithmonë kam menduar se mikrobiologët me të vërtetë kanë një shikim më të mirë ndaj botës, sepse zakonisht njeriut i bën përshtypje natyra, që e rrethon, derisa mikrobiologët punojnë me diçka që nuk shihet dhe kanë nevojë për një imagjinatë më të madhe, që ta përfytyrojnë objektin e punës. Sigurisht që ka mikroskopë, por gjithmonë ka kufizime dhe shumë prej punës së mikrobiologut është lidhur me imagjinatën e tij.”
Gjithçka rreth nesh mund të shndërrohet në art, por nuk duhet të jemi me prapamendim. Kështu mendon Rosica Tashkova – shkencëtari i parë në botë, i cili ka pikturuar me mikroorganizma.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: ASM
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..