Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U bënë të njohur fituesit e “Muzikantit të vitit 2016”

БНР Новини

Në një ceremoni speciale në Sallën e kryeqytetit “Bëllgarija” u dorëzuan çmimet “Muzikant i vitit 2016”. Ata caktohen nëpërmjet një klasifikimi, organizuar nga transmetimi “Alegro Vivaçe” i Programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ky ishte edicioni i 26-të i kësaj ceremonie koncert. Dëgjuesit votuan në pesë kategori.

“Ansambël i vitit” u zgjodh Kori i Fëmijëve të Radios me dirigjente Venecija Karamanova. Këngëtarët zëëmbël interpretuan disa këngë nga repertori i korit.

СнимкаViolinistja Kristina Georgieva mori dekoratën në kategorinë “Muzikant të ri të vitit”, ndërsa këngëtarja operistike Ljudmilla Mihajllova – për veprimtari aktive krijuese. Çmimi “Jubilej” iu dorëzua kompozitorit Petër Ljondev, përvjetori i 80-të i lindjes së të cilit u shënuam gjatë vitit 2016.

СнимкаPër herë të parë u dorëzua një çmim me emrin e drejtueses shumëvjeçare të transmetimit “Alegro Vivaçe” Ollga Kamburova. Asaj i ishte ideja për caktimin e “Muzikantit të Vitit”. Çmimi “Ollga Kamburova” është në përkrahjen e talenteve të reja. Mbajtësi i tij i parë u bë kitaristi Georgi Dimitrov. Muajit e ardhshëm ai do të realizojë incizime në studion e Radios Kombëtare Bullgare.

СнимкаKitaristi i ri kishte edhe një mundësi tjetër të mrekullueshme, pra në koncert ai doli në skenë bashkë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti” me dirigjent, profesorin Pllamen Xhurov. “Projekt muzikor i vitit” u bë “Tango” e duos Vesko Eshkenazi dhe Ljudmill Angellov, të cilët ekzekutuan disa pjesa prej albumit të tyre të ri.

СнимкаÇmimin prestigjioz “Muzikant të vitit 2016” e mori Kori Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” me dirigjent Sllavill Dimitrov. Krijuar në nëntor të vitit 1944 kori mban emrin e themeluesit dhe dirigjent të tij të parë. Gjatë vitit 1981 ai u bë pjesë e përbërjes së Filarmonisë së Sofjes.

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD