Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teleskopët – sytë kureshtarë përmes të cilëve vëzhgojmë spektaklin qiellor të planetëve

БНР Новини
3
Foto: личен архив

Kozmosi dhe objektet qiellore gjithmonë kanë provokuar imagjinatën e njeriut. Bukuria e rrallë e qiellit nganjëherë fsheh rreziqe dhe shpesh ato janë pasoja nga marrëdhëniet e tensionuara gjeopolitike, këtu në Tokë. Përfytyrohuni se një asteroid bie në zona ndërluftuese. Ai mund të pranohet si sulm armiqësor dhe të shkaktojë reagim me arsenalin bërthamor të palës tjetër. Rrezik nga një konflikt i tillë kishte në vitin 2013, kur një asteroid ra në afërsi të qytetit rus Çeljabinsk.

СнимкаNjë skenar i tillë është përshkruar në filmin “Kozmos” të krijuar në vitet e 80-të të shekullit të kaluar, autori i të cilit është astronomi legjendar amerikan Carl Sagan. Vepra e tij ka frymëzuar qindra njerëz të rinj në mbarë botën, të cilët pohojnë se ajo ka provokuar interesin e tyre për astronomi.

Ndër shkencëtarët bullgarë në Akademinë Bullgare të Shkencave, të ndikuar fuqimisht nga idetë e astronomit amerikan është doktori Penço Markishki. Sipas tij njohuritë teorike për planetët janë të rëndësishme, mirëpo akoma më e rëndësishme është që në praktikë të mund të gjesh yjësi kur drejton vështrim ndaj qiellit. Përveç për yjësitë, ai interesohet edhe për optikë dhe vetë e ka mbledhur teleskopin e tij të parë. Para 40 vjetësh në Bullgari s’ka pasur larmi mjetesh për vëzhgimin e qiellit. Përpjekjet e tij të para ai e bëri duke përdorur xham optik dhe diaprojektorë, me të cilët atëherë u projektuan filmat për fëmijë. Sot shkenca është mjaft përparuar dhe secili adhurues i kozmosit mund të blejë pajisje të specializuar në dyqan.

СнимкаAktualisht në Bullgari ka disa observatorë astronomikë, të cilët janë atraksione të vërteta për turistët në muajt e verës. Në qytetet Varna, Smoljan, Dimitrovgrad dhe Kërxhali, bashkë me vëzhgimet shkencore zhvillohen dhe diskutime për adhuruesit e astronomisë. Qëllimi është popullarizimi i astronomisë nëpërmjet projektimeve në planetariume dhe simulimit të dukurive të ndryshme kozmike – tregoi Penço Markishki.

Observatori më i njohur në Rozhen u hap në vitin 1981 në lidhje me kremtimin e përvjetorit të 1300-të të themelimit të Shtetit Bullgar. Atëherë u inauguruan shumë objekte të rëndësishme në shtet. Që prej atëherë deri tani çdo natë pa re shkencëtarët punojnë në Rozhen dhe në observatorin e qytetit Bellogradçik. Ata vërejnë galaktika dhe objekte të ndryshme të largëta. Në Bullgari ka një traditë që shkencëtarët që punojnë mbi ashtuquajturat yje të ndryshueshme – diçka që bëhet në vazhdim të shumë viteve. Pastaj rezultatet mblidhen dhe përfshihen në tabela statistikore. Ndryshimet e yjeve, të dritës së tyre provokohen nga procese të larmishme në sipërfaqen e tyre. Detyra jonë kryesore është vëzhgimi i yjeve të tilla dhe zbulimet nuk bëhen menjëherë, siç ndoshta mendojnë shumë njerëz.”

СнимкаObservatori i parë në Bullgari ndodhet në “Kopshtin e Borisit” – një nga parqet e Sofjes dhe ai është themeluar në vitin 1897. Sot studentët në Universitetin e Sofjes vazhdojnë të studiojnë atje. Observatorët pranë universiteteve gjithashtu punojnë mbi projekte të ndryshme shkencore. Por në qytetet e mëdha nuk mund të vendosen teleskopë të mëdhenj. Atje pengesa kryesore për ta është ndriçimi i qytetit. Po të ndodheni larg qytetit dhe dëshironi të vëreni qiellin e natës mbi Bullgarinë, do të befasoheni në mënyrë të mirë. Ja se çfarë na tregoi për të doktori Penço Markishki:

Снимка“Natën, kur s’ka re në drejtim juglindor mund të shihet planeti Jupiter. Ai është i dytë për nga ndriçimi pas Venusit. Deri para pak kohe ai vëzhgohej si Ylli i Mbrëmjes, mirëpo që nga fundi i prillit vëzhgohet si Ylli i Mëngjesit. Këto dy yje në fakt janë një planet – Venus – këtë e ka kuptuar akoma Pitagori. Jupiter është një planet tjetër shumë interesant. Me zgjerim 70-100 herë, me një teleskop joprofesional, mund të shihen satelitet e tij. Po të dispononi me një teleskop më të mirë mund të vëzhgoni dhe retë e atmosferës së tij. Ky planet është tepër interesant për njerëzit që për herë të parë shikojnë përmes teleskopit. Në orën 2,30 pas mesnatës lind Saturni. Ai është interesant me unazat e tij tipik që shihen bile me largpamës. Përveç këtyre dy planetëve tani mund të vëzhgohen dhe dy komete, të cilat janë interesante për njerëz me dije të specializuara në fushën e astronomisë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: BGNES, nao-rozhen.org dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD
Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD