Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boris Denev – peizazhe të patreguara

БНР Новини

Derisa të mos më gudulis diçka brenda, e di se nuk do të bëjë një peizazh të mirë dhe nuk filloj të punoj” – këto janë fjalë të njërit prej piktorëve më të mëdhenj bullgarë – Boris Denev. Krijime të tij mund të shikohen deri më 26 maj në galerinë e kryeqytetit “Lloran”. Ekspozita është quajtur “Udhëtim me Boris Denevin. Peizazhe të patreguara”. Përpara disa vjetëve kritikja e artit Vesella Hristova ka pasur mundësinë ditë të tëra me radhë të gëzohet duke soditur pikturat e tij nga trashëgimia e shkëlqyer, të cilën vajza e tij Sllavka Deneva ia ka dhuruar Lidhjes së piktorëve bullgarë. Kjo rastis në prag të ekspozitës së tij të madhe jubile. Dhe atëherë e ka kuptuar se përse kritikët nga mesi i viteve 20 deri në fund të jetës së tij jetike, kanë thënë se, në disa drejtime ka dhe më të mirë se ai, por si një piktor i peizazheve ai është i pa kapërcyer. Në fakt, është e mjaftueshme vetëm të shikoni krijimet e tij, që të mund të ndieni sesi magjia e natyrës gjallëron në pikturat e tij.

Boris Denev është i dashuruar pas natyrës – shënon zonja Radoeva. – Kjo është kredoja e tij jo vetëm si një piktor. Akoma si shumë i ri. Kur fillon me hapat e tij të para si mësues në lëndën e pikturës në një fshat të qytetit Veliko Tërnovo, ai shkruan raport për një konferencë të mësuesve. Dhe thotë se, siç peizazhi dhe natyra mbajnë një frymëzim, piktori duke i pikturuar, mund të ndihmojë për fisnikërinë e njeriut dhe asnjë tjetër nuk mund ta bëjë. I krahason piktorët me filozofët, të cilët duke i zhvilluar idetë e veta, po kështu japin mundësi për një fluturim të shpirtit. Gjatë asaj kohe ai akoma nuk ka një arsim artistik. Shumë më vonë, duke treguar pikturat e veta, pothuajse një format xhepi, në një ekspozitë të Shoqërisë “Arti modern” gjatë vitit 1908 në Sofje, e venë re vlerësues dhe piktorë dhe ai grumbullon kurajë dhe vitin tjetër krijon ekspozitën e vet të parë vetjake. Me paratë prej saj niset në akademinë artistike të Munihut. Mjerisht, ai mbetet për një periudhë relativisht të shkurtër aty, por, ashtu siç shkruajnë më vonë kritikët, mbase qëndrimi i tij në Munih nuk ka qenë vendimtar për zhvillimin e tij si piktorë. Ai thjesht grumbullon akoma dije, por jo kjo është më e rëndësishmja në rrugën e tij si piktorë.

СнимкаNë fakt, kur fillon lufta Ballkanike (1912-13), ai e ndërpret studimin e tij dhe shkon në front si një infermier – vullnetar. Si rrjedhojë mbetet 10 vjet si një piktor ushtarak pranë shtabit të ushtrisë. Paralelisht me tematikën ushtarake pikturon dhe qindra peizazhe, portrete, kompozicione me tema historike dhe biblike. Pas vendosjes së drejtimit pro sovjetik në Bullgari u ndodh në një poshtërim, është i arrestuar dhe kalon 10 muaj në burgun e Sofjes dhe në kampin e përqendrimit në qytetin Dupnica. Shkaku për këtë janë fejtonet e tij të botuara në gazetat “Sllovo” dhe “Zora”. Kur del në liri, i kanë ndaluar të pikturojë në të hapur, është i përjashtuar për 10 vjet nga Lidhja e piktorëve bullgarë gjatë vitit 1945.

Në fund të fundit, duke qenë gjallë Boris Denev ka 25 ekspozita vetjake. Pjesa më e madhe prej tyre janë kryesisht në periudhën nga fundi i viteve 20 deri në mesin e viteve 40 të shekullit të kaluar.

Ai jo rastësisht, edhe kur është një piktor ushtarak, pikturon tmerret e luftës, marshimet ushtarake, i nevojitet të rikrijojë portrete të gjeneralëve dhe të kolonelëve. Dhe mbase pikërisht për shkak të këtyre portreteve në një moment ai thotë: nuk mundem më tepër të jem një piktor ushtarak, këtë nuk e kam në shpirtin tim. Unë dua të pikturojë njerëzit e zakonshëm, dua të pikturojë peizazhe, dua të pikturojë diçka tjetër, dhe jo kompozicione të paradave.

Siç ve në dukje Vesella Radoeva, që të mund të ndiejë formën e një krijimi të pikturuar, Boris Denev gjithmonë shikon me një përpjesëtim të madh dhe global, në mënyrë panorame. Panorama mund të jetë me përmasat e një kartoline postare, por po kështu dhe metër e gjysmë – dy. “Me fjalë të tjera ndjenja për një anë monumentale tek ai është e lindur. Këtë e mundin shumë pak veta, kurse mes piktorëve të peizazheve edhe më pak”, përgjithëson zonja Radoeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD