Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët vetë duhet të gjykojnë për këtë a ndërhyn oligarkia në punët e shtetit

Sotir Cacarov (majtas) dhe Sasho Donçev
Foto: BGNES

Tashmë dy javë me radhë shoqëria bullgare vëzhgon në hutim një skandal të provokuar nga takimi i Prokurorit të përgjithshëm Sotir Cacarov me biznesmenin Sasho Donçev (pronar të një kompanie për furnizim gazi). Takimi i tyre u zhvillua në zyrën e një afaristi tjetër me ndikim – Georgi Gergov, ish anëtar i Drejtorisë së Partisë Socialiste Bullgare. Sipas Donçevit në këtë takim Sotir Cacarov i ka drejtuar atij kërcënime dhe i ka pyetur për gazetën “Sega” (pronar i së cilës është Sasho Donçev). Mirëpo sipas Prokurorisë kjo nuk është e vërtetë. Presidenti Radev dhe kryeministri teknik Ognjan Gerxhikov refuzuan të bëjnë komente për sa i takon kësaj çështjeje për shkak të paqartësive të shumta rreth saj. Mirëpo opinioni publik është në përkrahje të tezës se prokurori i përgjithshëm nuk duhet të diskutojë probleme të ndryshme më një biznesmen jashtë kabinetit të tij, aq më pakë me ndërmjetësinë e një personi tjetër. Për këtë arsye Partia Socialiste Bullgare u distancua nga Georgi Gergovi. Sipas lideres së socialistëve Kornelia Ninova tërë partia nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet personale të një anëtari të saj. Presioni kundër Gergovit u bë tepër i madh dhe për këtë arsye ai dha dorëheqje dhe tashmë nuk është anëtar i Zyrës Ekzekutive të PSB-së. Kjo shkaktoi tronditje të brendshme në Parti dhe kundërvënie nga ana e strukturës së saj në Plovdiv kundër Drejtorisë Qendrore (Georgi Gergov është nga qyteti Plovdiv). Një rrezik në këtë çështje pa dhe partia GERB (e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare). Sipas liderit të saj Bojko Borisov Prokurori i përgjithshëm “ka rënë në kurthin e oligarkëve të kuq”. Në lidhje me këtë skandal GERB urdhëroi që baskitë Varna dhe Plovdiv (në krye të të cilave është kjo parti) të lirohen nga aksionet e Panairit të Plovdivit (pronari të cilit mazhoritar është Georgi Gergov). Ky vendim provokoi mosmarrëveshje në vetë GERB-in sepse para më pak se një viti pjesa shtetërore e aksioneve të Panairit (49%), iu dorëzua bashkive Plovdiv dhe Varna me vendim të qeverisë. Skandali provokoi një diskutim të ashpër me kërcënime skandaloze personale brenda Këshillit të Lartë Gjyqësor. Më në fund Këshilli Gjyqësor zuri anën e Prokurorit dhe refuzoi të hetojë takimin mes Cacarovit dhe Donçevit, sepse ai ka qenë pjesë e jetës private të Prokurorit dhe nuk ka provokuar shqetësime. Prokurori refuzoi të flasë para magjistratëve  për takimin e me Donçevin, sepse skandali është një skenar i huaj, në të cilin ai nuk merr pjesë. Zhvillimet e fundit tregojnë se në vend që të sqarohet kazusi koklavitet akoma më tepër. Dhe ndoshta gjithçka e thënë në ecurinë e këtij skandali, do të mbetet në sferën e dyshimeve dhe jo institucionet, por vetë qytetarët do të duhet të gjykojnë a është provokuar ai nga oligarkia, apo në fakt asgjë nuk ka ndodhur.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD